Superliga e Kosovës 2022

Në ambientet e Capital-Gate, ka fillua Kamionati ekipor i Kosovës në shah. Në këtë kampionat që zgjatë nga 21 deri më 25 maj po marrin pjesë 6 ekipe të cilat do të luftojnë për titullin e kampionit. Kampionatin e shpalli të hapur, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke iu uruar ekipeve pjesëmarrëse sukses dhe lojëra korrekte.

Dardania, Prishtina, Prizreni, Hyzri Talla. Drejtësia dhe Drenica.

 Zhgënjyese është tërheqja e dy klubeve Istogu dhe Deçani të cilat sado pak e zbehën këtë garë.

Në xhiron e parë, Dardania nga Prishtina, ka shënuar fitore të thellë ndaj ekipit Hyzri Talla të Podujevës 5,5:0,5, kurse Prizreni dhe Prishtina luajtën baras 3:3. Takimi Drenica-Drejtësia u luajt të dielën nga ora 10,00 dhe ekipi prishtinas e fitoi ndeshjen me rezultat 4 :2.

Në takimet e xhirosë së 2-të ekipet nga kryeqyteti shënuan fitore. Drejtësia ka shënuar fitore ndaj Hyzri Tallës 5,5:0,5, Dardania ka mposhtur Prizrenin 4,5:1,5, kurse Prishtina ka shënuar fitoren e parë duke mundur Drenicës 4:2.

Pas xhirosë së 2-të, kryesojnë Drejtësia dhe Dardania me nga 4 pikë, Prishtina ka 3 pikë, Prizreni 1 pikë, kurse Drenica e Hyzri Talla pa pikë.

Takimet e xhirosë së 3-të, zhvillohen sot, më 23 maj nga ora 15,00.

Luajnë:

Hyzri Talla-Drenica

Drejtësia-Prizreni

Dardania-Prishtina

Linku i rezultateve : http://chess-results.com/tnr640453.aspx?lan=0&turdet=YES

Turneu kualifikues për Kampion bote

Nga 16.06 – 07.07.2022 në Madrid të Spanjës do të fillojë turneu kualifikues për kampion bote në të cilin do të marrin pjesë 7 shahistët e kualifikuar në turnetë Grand Prix të cilëve iu bashkangjit kinezi Liren Ding pas suspendimit të rusit Sergey Karjakin për shkak të deklaratave të tij pro-luftës në Ukrainë. Do të luhet sipas sistemit berger me ndeshje kthyese dhe fituesi do të takohet në vitin 2023 (data dhe vendi ende të panjohura) në ndeshjen finale për kampion bote kundër Magnus Carlsen. Natyrisht vëmendja e dashamirëve të shahut është e kthyer nga Alireza Firouzja i cili pas marrjes së nënshtetësisë franceze ka treguar rezultate mahnitëse sidomos në Kampionatin Ekipor Evropian, dhe sipas shumë njohësve të shahut do të jetë një kundërshtar i papërshtatshëm për kampionin aktual botëror.

Kandidatët :

  1. Liren Ding – Kina – Elo 2806
  2. Alireza Firouzja – Francë – Elo 2804
  3. Fabiano Cauana – SHBA – Elo 2786
  4. Richard Rapport – Hungari – Elo 2776
  5. Jan Nepomniachtchi – Rusia – Elo 2773
  6. Hikaru Nakamura – SHBA – Elo 2760
  7. Teimour Radjabov – Azerbejxhan – Elo 2753
  8. Jan-Krzysztof Duda – Poloni – Elo 2750

Turneu i VII-të Memorial i Shahut ”FADIL NIMANI – Komandant Tigri”

Të dielen më 15.05.2022 në një ambient të bukur të restarurant Panorama në Likovë, u mbajt turneu i shtatë memorial i shahut ‘’Fadil Nimani – Komandant Tigri’’ , i organizuar nga klubi i shahut Teuta.

Morën pjesë gjithsejt 101 shahistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Bazuar në FIDE rejtingun ishte lehtë të vërehet se për titullin e më të mirit do të garojnë 5 shahistë prej të cilëve 3 ishin nga Kosova, IM Nderim Saraçi, FM Endrit Uruçi dhe Muhamet Asllani. ndërsa nga Shqipëria IM Llambi Pasko dhe nga Maqedonia FM Dejan Dinev.  Fundi i erdhi ashtu siç ishte paraparë, ndeshjet direkte ndërmjet këtyre shahistëve e përcaktuan kampionin në të cilat Muhamet Asllani doli më i suksesshmi me 7.5 pikë nga 9 ndeshje. Pët të mirë befasoi veterani Sotir Pasku i cili u plasua në vendin e katërt. Veterani më i suksesshëm ishte Hamzë Bimbashi, juniori Valton Xheladini dhe shahisti vendor Lirim Jashari. Befasi e këndshme ishte edhe plasmani i të riut nga Kamenica, Bujar Fetiut në vendin e shtatë.

Tabela dhe rezultatet : http://chess-results.com/tnr637795.aspx?lan=0&art=4

SUPERLIGA E KOSOVËS 2022 – 21/26.05.2022

Nga data 21 – 26.05.2022 në sallën e konferencave në objektin Capital Gate e cila gjendet në zonën industriale përballë ETC në Prishtinë, do të mbahet Superliga e Kosovës në shah. Pjesëmarrëse do të jenë gjithsejt 7 klube nga 5 qytete të Kosovës. Zhgënjyese është mospjesëmarrja e klubit të Deçanit të cilët paksa e zbehën masivitetin dhe çrregulluan sistemin e garave. Në bazë të formacioneve priten ndeshje aktraktive të cilat do të transmetohen online në veb faqen e Federatës dhe në rrjetin social facebook. Sikurse vitet e kaluara edhe sivjet shorti do të jetë i dirigjuar në bazë të mesatares së rejtingut, short i cili po e bënë më interesant kampionatin sepse nuk po dihet deri në xhiron e fundit se kush po bëhet kampion dhe kush po kalon në rangun më të ulët të garave. I urojmë suksese të gjitha klubeve. Rregullorja e garave gjindet tek dosja e dokumenteve.

Linku : Schachturnier-Ergebnisserver Chess-results.com – Superliga e Kosoves 2022

Kampionati Evropian i Shkollave 2022 – Greqi

Sot përfundoi Kampionati evropian i shkollave në të cilin Kosova u përfaqësua me 4 pjesëmarrës/e.

Në grupmoshat deri në 17 vjet Ahmet Jusufi startoi nga pozita e shtatë dhe përfundoi në pozitën e shtatë me 1.5 pikë të tubuara nga 9 ndeshje. Grup mjaft i fortë në të cilin ishin edhe 4 shahistë me tituj ndërkombëtarë.

Alaudin Shtavica garoi në grupin deri në 15 vjet dhe nga 7 xhiro i tuboi 4 pikë dhe i fitoi19 pikë elo me që rast u plasua në vendin e pestë. Startoi nga pozita e tetë.

Në grupin e vajzave deri në 17 vjet Rinesa Saraçi nga 7 xhiro arriti t’i tubojë 2.5 pikë. Njësoj sikurse edhe Ahmeti, ajo e kishte grupin mjaft të fortë. Startoi nga vendi i gjashtë dhe u plasua në vendin e shtatë.

Rona Sharku garuesja në grupin e vajzave deri në 13 vjet me tri pikë arriti të plasohej në vendin e 17-të. Startoi nga pozita e 19-të.

Urojmë që kjo garë të ndikojë pozitivisht dhe t’ju japë vullnet që në vitet në vijim të përparojnë edhe më shumë në lojën e shahut.

Rezultatet Individuale :

Rezultatet Individuale :

Ahmet Jusufi : http://chess-results.com/tnr630382.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=1

Alaudin Shtavica : http://chess-results.com/tnr630381.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=8

Rinesa Saraçi : http://chess-results.com/tnr630376.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=6

Rona Sharku : http://chess-results.com/tnr630374.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=19

Takimi i rradhës në kuadër të takimeve me krerët e 7 komunave më të mëdha të Kosovës

Sot u mbajt takimi i rradhës i Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës z.Armend Budima me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.

Takimi ishte shumë konstruktiv dhe përmbajtësor ku u diskutua bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim të avansimit të lojës së shahut si një mjet i fuqishëm arsimor dhe edukativ tek të rinjtë e Komunës së Gjilanit.

Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe sigurimi i parcelës për ndërtimin e Shtepisë së Shahut, projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do t’ju mundësonte të rinjëve , shahistëve, klubeve dhe të moshuarve zhvillimin e aktiviteteve sportive ( lojës së shahut), e njëkohësisht do të ishte adresa e përhershme për zhvillimin e lojës së shahut në të ardhmen .

Federata e Shahut e Kosovës e morri mbështetjen për këtë projekt dhe kryetari z.Alban Hyseni u zotua se kërkesën tonë do ta përkrahin dhe njëkohësisht do ta percaktojnë hapësirën ku mund të realizohet ky projekt.

Federata e Shahut e falëmnderon Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni për mbështetjen e dhënë e njëkohësisht zotohet se duke punuar së bashku mund ta realizojmë këtë projekt kaq të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit e në veçanti për komunitetin e saj.

Kampionati Evropian i Shkollave 2022 – Greqi

Nga data 20.04.2022 në Rodos të Greqisë është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Shkollave në të cilin po marrin pjesë 195 pjesëmarrës të moshave 7 – 17 vjeçar. Në mesin e tyre janë edhe 4 pjesëmarrës nga Kosova të cilët po i udhëheq selektori Albert Zenuni. Është një kampionat i rangut mesatar në të cilën shahistët dhe shahistet tona kanë mundësi të mirë të përfitojnë përvojë e njëkohësisht t’i matin forcat me moshatrët e tyre nga vende të ndryshme të Evropës. Djelmoshave dhe vajzave tona urojmë suksese .

Rezultatet Individuale

Ahmet Jusufi : http://chess-results.com/tnr630382.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=1

Alaudin Shtavica : http://chess-results.com/tnr630381.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=8

Rinesa Saraçi : http://chess-results.com/tnr630376.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=6

Rona Sharku : http://chess-results.com/tnr630374.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=19

TURNEU NË SHAHUN RAPID “DURRËSI 2022”

          Organizuar nga Klubi Shumë Sportesh “Teuta”  me perkrahjen e FSHSH

                                                              më 24.04.2022

Në një atmosferë të bukur sportive me pjesëmarrjen e 100 shahistëve të të gjitha moshave  nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut, ,u zhvillua “Turneu në shahun rapid “DURRES OPEN 2022”. Kosova u përfaqësua me 7 shahistë të cilët me pjesëmarrjen e tyre deshën ta nderojnë organizatorin. U luajtën gjithsejt 9 xhiro / 10min+3sec dhe në bazë të rejtingut ndërkombëtarë shihej se për titullin e më të mirit do të vendosin 6 shahistë (2 ALB, 2 KOS, 2 MNE). Siç parashihej ashtu edhe erdhi.Ndeshjet direkte ndermjet favoritëve e vendosën kampionin. IM Ilir Seitaj Me 7 fitore dhe 2 barazime me gjithsejt 8 pikë u shpall kampion i këtij turneu. Vendi i dytë i takoi IM Nderim Saraçit dhe vendi i tretë IM Llambi Pasko.

Tabela :  Schachturnier-Ergebnisserver Chess-results.com – DURRES OPEN 2022 / Rapid 24.04.2022

Vazhdojnë takimet me krerët e 7 komunave më të mëdha të Kosovës

Në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave, krerët e Federatës së Shahut të Kosovës u takuan me Kryterain e Komunës së Ferizajit z. Agim Aliu. Natyrisht temë diskutimi ishte sigurmi i parcelës për ndërtimin e Shtëpisë së Shahut dhe infrastrukturës përcjellëse si dhe përkrahja e klubeve dhe shahistëve.
Kryetari u zotua se shahu do ta ketë mbështetjen e tyre të shtuar dhe do të bëjnë çmos për sigurimin e parcelës.
Ky ishte Kryetari i tretë (Gjakova, Prishtina) me të cilin u takuam për të njejtat tema dhe mbrenda një kohe të shkurtër priten edhe takimet me krerët e komunave të Gjilanit, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.