Turneu ndërkombëtar i shahut PRISHTINA 2022

Saturday, 25 June 2022

Zvonko Stanojoski-Fitues i Trofeut “Prishtina 2022”, pas tij Nderim Saraçi dhe Alban Krasniqi

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës në Hotelin Grand Prishtina pas 7 ditë garash ka  përfundua Turneu Ndërkombëtar i shahut “Prishtina 2022”. Në këtë turne kanë marrë pjesë 60 shahistë nga 5 shtete, nga Shqipëria, Maqedonia, Hungaria, Bosnjë e Hercegovina dhe mikpritësi Kosova. Në Prishtinë për një javë pjesëmarrës ishin shahistë të dalluar, 2 Kryemjeshër, 4 Mjeshtër Ndërkombëtar dhe 5 Mjeshtër FIDE.

Garat janë  zhvilluar sipas Sistemit Zvicëran me 9 xhiro.

Konkurrenca për të fituar Trofeun e Prishtinës këtë vit ishe shumë e madhe. Madje në xhiron e fundit, 9 shahistë patën nga 6 pikë. Në çastet e fundit u përcaktua fituesi.

Fitues doli, Zvonko Stanojoski nga Maqedonia e Veriut i cili pos trofeut Prishtina 2022, fitoi çmimin kryesor në vlerë prej 1000 euro. Po aq pikë patën edhe Nderim Saraçi dhe Alban Krasniqi, por fituesi u përcaktua në bazë të pikëve të Buhollcit. Alban Krasniqi në xhironë e fundit shënoi fitore kundër Kryemjeshtrit nga Bosnjë e Hercegovina, Emir Dizdareviq.

Kupën fituesit të këtj turneu, Zvonko Stanojoski ia dorëzoi, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Në këtë turne u shpërblyen 10 shahistë më të dalluar, pati edhe dy çmime speciale.

Çmimet për elo 2200/Osman Saraçi dhe Jeton Çerkini/, për elo 2000/Besnik Aliu dhe Bashkim Shkurti/. U shpërblyen edhe tri femra: Arlinda Aliu, Ndriqona Saraçi dhe Rinesa Saraçi. Për Grup moshën U-18, më të dalluarit ishin, Ahmet Jusufi dhe Alaudin Shtavica. U nda edhe çmimi për veteranë/ Mahmut Xheladini dhe Bedri Sadiku/. Fondi shpërblyer për këtë turne ishte 5000 euro.

Gjatë mbajtjes së këtij turneu, drejtësinë e ndanë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.

Në fund do theksuar se para fillimi të këtij turneu, drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës kishin një marrëveshje me Komunën e Prishtinës për bashkorganizimin e kësaj gare ndërkombëtare, por ata nuk u panë asnjëherë gjatë këtij turneu, ndonëse zyrtarisht ishin të ftuar.

Rezultatet, tabela dhe lojët : Schachturnier-Ergebnisserver Chess-results.com – Turneu Nderkombetar PRISHTINA 2022

Kampionati boteror ne blitz dhe rapid
Saturday, 24 December 2022
Kampionati Evropian ne blitz dhe rapid
Tuesday, 20 December 2022