Historiku

• Federata e shahut e Kosovës është themeluar dhe ekziston që nga viti 1971, ndërsa nga viti 1990 distancohet nga Federata e Shahut e Jugosllavisë dhe fillon aktivitetin e saj si e pavarur deri në vitin 1997. Me një ndërprerje 2-vjeçare pas luftës e ri-fillon aktivitetin e saj të cilin e zhvillon  edhe sot.

• Si Federatë sportive regjistrohet në vitin 2001, ndërsa në arenën ndërkombëtare e zhvillon aktivitetin e saj për herë të parë në vitin 2003 nën flamurin e  ECU

( European Chess Union).

• Federata me të drejta të plota pranohet në vitin 2015 dhe prej kësaj date merr pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare Evropiane dhe Botërore.

• Në Federatën Ndërkombëtare të Shahut aktualisht i kemi të regjistruar 709 shahistë nga gjithsejt 1200, të cilët kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

• Rradhitemi në vendin e 93-të në ranglistën botërore nga gjithsejt 180 shtete.

• Kemi gjithsejt 11 shahistë dhe 3 shahiste me tituj.

• Kemi 24 trajner, 14 referë dhe 26 mësues shahu të licencuar.