Kampionati Ekipor i Kosoves 2023

Super Liga e Kosovës për klube do të mbahet nga data 06.05-11.05.2023 në Prishtinë.
Ky edicion mund të konsiderohet si njëra nga garat më të forta të mbajtura ndonjëhere në Republikën e Kosovës
e kjo për arsye se në të si pjesë e klubeve të tyre do ti kemi: 6x(GM),6x(IM),9x(FM), e në mesin e tyre edhe
Kryemjeshtri shqiptar Daniel Dardha me elo-n më të lartë të cilën e ka pas ndonjë shahistë shqiptar i cili
njëkohësisht ishte i 3-ti në kampionatin e fundit individual Evropian të mbajtur në Vërnjaçka Banja të Serbisë.
Pjesëmarrës të Super Ligës do të jenë këto klube:
1.DARDANIA
2.DREJTESIA
3.PRIZRENI
4.FERIZAJI
5.PRISHTINA
6.HYZRI TALLA
7.THERANDA
8.SHARRI
Titullin e kampionit do të tentoj ta mbroj KSH”DARDANIA”nga Prishtina në një konkurencë shumë të fortë të klubeve.

Kampionati Ekipor Botëror për veteran ‘2023

Kampionati ekipor Botëror i veteranëve për lojtarët mbi moshen (50+) si dhe (65+), do 
të zhvillohet nga data 18.09-29.09.2023, në Strugë, Liqeni i Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë garë eminente shahu do të marr pjesë edhe ekipi i seniorëve të Kosovës të moshës
mbi 65 vjec (65+), për herën e parë në historinë e shahut Kosovar.

Ekipi i Kosovës do të jetë në këtë përbërje:

1. Bedri Sadiku ( IM)
2. Mahmut Xheladini ( FM)
3. Xhevat Suhogërlla
4. Sabahudin Kollari
5. Fatmir Bujupi

Veteranëve tanë ju dëshirojmë sukses në këtë garë prestigjioze!

Kampionatin individual i Kosovës për të rinj ‘2023

KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR GRUPMOSHA TË REJA

Kampionati do te zhvillohet nga data: 17.06.2023-08.07.2023, ne Kolegjin AAB ne Prishtine.
Te drejte pjesemarrje kane femijet e lindur prej dates 01.01.2005 e tutje dhe do te jene
te selektuar sipas ketyre kategorive:

  • U8 (viti i lindjes 2015).
  • U10 (viti i lindjes 2013).
  • U12 (viti i lindjes 2011).
  • U14 (viti i lindjes 2009).
  • U16 (viti i lindjes 2007).
  • U18 (viti i lindjes 2005).