Magnus Carlsen , Kampion apsolut ne Blitz dhe Rapid

Përfundoj Kampionati botëror në formatin Rapid dhe Blitz i cili u mbajt nga data:
26-30.12.2022 në Almaty-Kazakhstan.

Kampion apsolut u shpall Magnus Carlsen i cili fitoj në të 2-formatet ( blitz dhe rapid)
dhe për të treten herë me rradhë i unifikoj te 3-titujt ( standard,rapid dhe blitz).

Tek femërat kampione u shpall shahistja vendëse Bibisara Assaubayeva nga Kazakhstani e cila
e mbrojti titullin e kampiones në blitz nga viti paraprak ndërsa kampione në formatin rapid
doli Tan Zhongyi nga Kina.

Shahistët tanë të cilët ishin pjesëmarës në garën më të rëndësishme botërore të fund-vitit
koren sukses modest:

  • Nderim Saraçi doli në vendin 134-Blitz dhe 150-Rapid dhe
  • Endrit Uruçi doli në vendin 169-Blitz dhe 170-Rapid;

Kampionati boteror ne blitz dhe rapid

Në Kampionatin Botëror në Blitz dhe Rapid do të marin pjesë edhe dy shahistët
tanë Nderim Saraçi dhe Endrit Uruçi të cilët janë në mesin e 180-lojtarëve
pjesëmarës të kampionatit Botëror, i cili do të zhvillohet në qytetin e
Almaty-it të Kazakhstan-it.

Më të mirët nga më të mirët

Kushtet të cilat përcaktojnë që lojtarët duhet ta kenë të pakten elo 2550
në seksionin Open( te meshkujve ) ose elo 2250 në atë të femrave ose të jenë
kampionë kombëtarë në fuqi në mënyrë që të kenë të drejtë të luajnë në
Almaty atëhere nuk është çudi që lista e lojtarëve është bërë nga më të mirët
e më të mirëve që ka për të ofruar bota e shahut.

Lista e pjesëmarësve në formatin blitz:
https://worldrapidandblitz2022.fide.com/open-players-blitz/

Lista e pjesëmarësve në formatin rapid:
https://worldrapidandblitz2022.fide.com/open-players-rapid/

Kampionati Evropian ne blitz dhe rapid

Pas tri dite të plota garash në Kampionatin Evropian në formatin blitz dhe rapid, ka përfunduar
kjo garë madhështore në Katowice të Polonisë ku pjesëmarës ishin 910 shahistë dhe shahiste nga
37 shtete Evrpoiane e në mesin e tyre edhe shahistët nga Kosova dhe diaspora jonë.

Garat u zhvilluan në një nga arenat më të mëdha sportive në Poloni”Arena SPODEK”, dhe dita e parë
ishte e përcaktuar për Kampionatin Evropian në blitz, ku fitues doli David Navara(Chech) tek meshkujt
dhe Aleksandra Kosteniuk(FIDE) tek femrat ndërsa plasmani i garuesve tanë ishte:

-Nderim Saraçi(87); Murtez Hondozi(90);Endrit Uruçi(115); Muhamet Asllani(142);Korab Saraçi(239);
Osman Lushtaku(365);Përparim Bajraktari(435)dhe Imer Prokshi(536);

Në dy ditët e radhës u zhvillua gara në formatin RAPID ku fitues doli Jaime Santos Latasa(Spain)
tek meshkujt dhe Aleksandra Maltsevskaya(Poland) tek femrat, ndërsa plasmani i shahistëve tanë ishte:
-Nderim Saraçi(38);Endrit Uruçi(56);Muhamet Asllani(63);Murtez Hondozi(121);Korab Saraçi(154) dhe
Përparim Bajraktari(515);

Pjesëmarja dhe rezultati i shahistëve tanë mund të konsiderohet i suksesshëm konsideruar në numrin e
shahistëve pjesëmarës si dhe në cilësinë e tyre.

KSH”Prizreni” fitues i Kupës ekipore të Kosovës

Përfundojnë garat e Kupës ekipore të Kosovës në shah dhe fitues del KSH”Prizreni”.
Pjesa finale e garës u mbajt me datën 10-11.12.2022, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
me ç’rast u zhvilluan ndeshje mjaft interesant në mes të ekipeve të Super Ligës:Dardania,Drejtësia,Prizreni dhe Ferizaji.

Në gjysëm-finale u takuan kampioni i Super Ligës KSH”Dardania” dhe KSH”Prizreni”, ku doli fitues ekipi
nga Prizreni me rezultat 3:1 ,ndërsa në meqin tjetër gjysëm-final u takua nën-kampioni KSH”Drejtësia”
dhe KSH”Ferizaji” dhe fitues doli klubi nga Prishtina KSH”Drejtësia” me rezultat identik 1:3.

Meqet finale u zhvilluan të dielen me datën 11.12.2022, dhe ishte luftë e vërtet në tabelen e shahut në mes ekipeve pjesëmarëse ku në fund pas 5-orëve lojë fitues doli KSH”Prizreni” i cili e mundi KSH”Drejtësia” me rezultat 2.5-1.5, ndërsa në meqin tjetër për vendin e trete ishte luftë edhe më e ashpër ku pas lojëve të regullta rezultati ishte i barabartë 2.0-2.0 dhe fituesi u përcaktua në lojën e shahut të shpejtë ( formati blitz) ku fitues doli KSH”Dardania” me rezultat 5.0-3.0.

Radhitja përfundimtare:

  1. KSH”PRIZRENI”
  2. KSH”DREJTËSIA”
  3. KSH”DARDANIA”
  4. KSH”FERIZAJI”

Në përbërjen e ekipit fitues ishin këta shahistë:

  1. Besim Kryeziu
  2. Eldit Saiti
  3. Naim Sahitaj
  4. Valmor Bardhi

Vlenë të përmendet fakti se KSH”Prizreni” e fitoj Kupën e Kosovës pas plotë 20-viteve që tregon
një rikthim të saj në eliten e shahut Kosovarë.