Kampionati i 27-t Evropian për Klube 2023

Kampionati Evropian për klube do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga data 30.09.2023-08.10.2023;
Në këtë kampionat pjesëmarrëse do të jenë edhe dy klubet nga Kosova, kampioni-Drejtësia si dhe
Nën-kampioni-Ferizaji.
Ky kampionat konsiderohet si njëri nga kampionatet me numrin më të madhë të klubeve pjesëmarrëse,
në te dy konkurencat pritet të jetë numri diku rreth 90 i klubeve!
Gjithashtu pritet që pjesë e klubeve të tyre të jenë edhe ish kampionët e botës, Magnus Carlsen dhe
Viswanathan Anand si dhe elita e shahut botëror.
Klubeve tona i dëshirojmë sukses në këtë garë prestigjioze!

Kampionati Botëror i shahut për ekipet e të moshuarve ‘2023

Kampionati ekipor Botëror i veteranëve për lojtarët mbi moshën (50+) si dhe (65+), do
të zhvillohet nga data 18.09-29.09.2023, në Strugë, Liqeni i Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë garë eminente shahu do të marr pjesë edhe ekipi i seniorëve të Kosovës të moshës
mbi 65 vjeç (65+), për herën e parë në historinë e shahut Kosovar.

Ekipi i Kosovës do të jetë në këtë përbërje:

  1. Bedri Sadiku ( IM)
  2. Mahmut Xheladini ( FM)
  3. Xhevat Suhogërlla
  4. Sabahudin Kollari
  5. Fatmir Bujupi

Veteranëve tanë ju dëshirojmë sukses në këtë garë prestigjioze!