KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR GRUPMOSHA TË REJA 2022

Ka perfunduar Kampionati Individual i Kosoves per grupmosha te reja’2022.
Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës nga 13 deri 21 gusht është zhvillua
Kampionati individual i Kosovës për grupmoshat e reja 8-18 vjeç.
Garat u zhvilluan në sallën e shahut të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në këtë kampionat morën pjesë 27 shahistë në të dy konkurrenca(vajza dhe djem).
Pas nje gare shume interesante ne grupe u shpallen edhe fituesit sipas kategorive ( U8-U10,U12-U14,U16-U18).
Fituesit e grupeve do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik që për herë të parë do të mbahet në Cetinje
të Malit të Zi nga 30 shtator deri më 8 tetor 2022.
Tabela perfundimtare sipas grupeve:

Tabela U8-10,
(Djemt)
1 Troi Krasniqi
2 Uvejs Sharku
3 Diar Reçica

Tabela U8-10,
( Vajzat)
1 Erta Blakçori
2 Era Limanmera

Tabela U12-14,
(Djemt)
1 Sufjan Ruli
2 Mani Ron
3 Liri Basha

Tabela U12-14,
( Vajzat)
1 Jona Reçica
2 Rona Sharku
3 Dua Rexhepi

Tabela U16-18,
(Djemt)
1 Valentin Uruçi
2 Ahmet Jusufi
3 Alaudin Shtavica

Tabela U16-18,
( Vajzat)
1 Rinesa Saraçi
2 Elma Sharku
3 Ariona Sharku

Përfundon Olimpiada e Shahut

Ka përfunduar Olimpiada 44 e Shahut në Chennai të Indisë , ku pjesëmarrëse ishin 188-shtete tek meshkujt si dhe 162-shtete tek femërat. Federata e shahut e Kosovës ishte pjesëmarrëse në këtë ngjarje sportive me dy formacione atë të meshkujve dhe femërave dhe pati paraqitje dinjitoze .

Në plasmanin përfundimtar u radhitën në vendin e 87 me 11 pikë reprezentuesit meshkuj dhe në pozitën e 109 me 10 pikë reprezentueset tona.

Titullin e kampionit e fituan përfaqësuesit e shtetit të Uzbekistanit si dhe tek femërat përfaqësueset e shtetit të Ukrahinës.

Vetë pjesëmarrja e Federatës së shahut të Kosovës në këtë ngjarje sportive përbën sukses në vete sepse shahistët janë sportistët e parë deri tani të cilëve ju mundësua hyrja në shtetit e Indisë dhe u përfaqesuan të barabartë me të gjitha shtetet tjera të botës pjesëmarrëse në Olimpiaden e 44 të Shahut në Chennai të Indisë.