Rinesa Saraçi dhe Jona Reçica në Kampionatin Individual Evropian për femëra

Në Kampionatin Individual Evropian për femëra e cila do të mbahet nga data: 17.03-30.03.2023,
në Petrovac të Malit të Zi, në mesin e 139-pjesëmarrëse-ve do të jenë edhe dy shahistet tona.
Në mungesë të Kampiones së Kosovës Arlinda Aliu, shtetin tonë do ta përfaqësojnë Rinesa Saraçi
(nënkamipone) si dhe Jona Reçica ( vendi i III).
Pjesëmarrja e shahisteve tona në Kampionatin Evropian bëhët për herën e parë dhe shënon një
sukses të madhë për shahun e femërave në Republikën e Kosovës.
Vajzave tona ju dëshirojmë sukses në debutimin e parë të tyre në Kampionatin Individual Evropian.

Nderim Saraçi dhe Gani Hamiti ne Kampionatin Individual Evropian

Në Kampionatin Individual Evropian i cili do të mbahet nga data: 02.03-14.03.2023, në
Vërnjaçka Banja të Serbisë, në mesin e 509 shahistëve nga tërë Evropa do të jenë edhe
kampioni dhe nën-kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi dhe Gani Hamiti.
Pjesëmarrja e shahistëve tanë në ngjarjen më të madhe sportive Evropiane e në veqanti
në shtetin fqinj Serbinë paraqet një sukses të madhë për sportin e Kosovës dhe me këtë
rast ju dëshirojmë sukses dhe mbesemi me shpresë se kampioni ynë do të kthehet me normën
e 3-t për Kryemjeshtër që do të jetë suksesi më i madhë i një shahisti Kosovar deri më
ditën e sotme.