KSH”DARDANIA” Kampione e Kosovës për klube për vitin 2026

Dardania mbrojti titullin e kampionit të Kosovës

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit“Sheraton” në Lagjen Marigona në Prishtinë , kanë përfunduar garat e Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah 2026

Siç ëstë pritur, dy ekipet më të dalluara të Kosovës, Drejtësia dhe Dardania të Prishtinës në xhirron e fundit janë përballur ndërmjet veti , Drejtësia-Dardania takim ky që ishte përcaktues për titullin e kampionit të Kosovës. Shahistët e Dardanisë me kapitenin Mjeshtrin Ndërkombëtar Nderim Saraçi ishin më të suksesshëm duke e fituar takimin 4:2 dhe ia dolën që të mbrojnë titullin e kampionit për vitin 2026. Nga 7 takime të zhilluara ata i arritën të gjitha fitore dhe me plotë meritë me 14 pikë të tubuara zunë vendin e parë.

Këta shahistë ia sollën titullin e tretë Dardanisë:

GM Marin Bosiocic, IM Nderim Saraçi, kapiten, Mateu Boçi, FM Ergit Ramaj, CM Korab Saraçi, FM Ardian Jashari, IM Ilir Seitaj, Alban Krasniqi, CM Armend Budima, FM Gani Hamiti me kryetarin e klubit, Avni Krasniqi. Ergit Ramaj i ekipit kampion ishte shahisti më i dalluar kampionatit i cili nga 6 parti i fitoi të gjitha.

KSH”DARDANIA” Klubi ma i suksesshem per vitin 2025

Me permbylljen e Festivalit te Shahut u percaktuan kampionet e Kosoves si ne konkurencen individuale ashtu edhe ekipore.

Klubi i Shahut” DARDANIA” fitoj te gjitha titujt ne konkurencen ekipore dhe u shpall klubi ma i mire per vitin 2025.

Sukseset e klubit ishin:

  • Kampion i Kosoves per klube ne formatin standard te shahut ( SUPER LIGA)
  • Kampion i Kosoves per klube ne formatin rapid te shahut ( FESTIVALI i SHAHUT)
  • Kampion i Kosoves per klube ne formatin blitz te shahut ( FESTIVALI i SHAHUT)
  • Fitues i KUPES se KOSOVES ne garat ekipore

Ndersa sa i perket me te mirit ne konkurencen individuale u shpall NDERIM SARACI, i cili i kori keto suksese:

  • Kampion i Kosoves ne formatin standard te shahut ( Kampion per here te 12-t)
  • Kampion i Kosoves ne formatin blitz te shahut
  • Nen-kampion i Kosoves ne formatin Rapid te shahut