Der wahre Durchbruch gelang unserem Unternehmen 2011, als parece zur Übernahme wegen der bekanntschaften NYX Gaming Group kam. Gemeinsam ausprägen nachfolgende Unterfangen inzwischen die SG digital, zu ihr im gleichen sinne Bally, WMS Industries ferner Barcrest in besitz sein von. Continue reading “Best Xbox Games To mr bet casino login Play As part of 2023”
Zvonko Stanojoski-Fitues i Trofeut “Prishtina 2022”, pas tij Nderim Saraçi dhe Alban Krasniqi
Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës në Hotelin Grand Prishtina pas 7 ditë garash ka përfundua Turneu Ndërkombëtar i shahut “Prishtina 2022”. Në këtë turne kanë marrë pjesë 60 shahistë nga 5 shtete, nga Shqipëria, Maqedonia, Hungaria, Bosnjë e Hercegovina dhe mikpritësi Kosova. Në Prishtinë për një javë pjesëmarrës ishin shahistë të dalluar, 2 Kryemjeshër, 4 Mjeshtër Ndërkombëtar dhe 5 Mjeshtër FIDE.
Garat janë zhvilluar sipas Sistemit Zvicëran me 9 xhiro.
Konkurrenca për të fituar Trofeun e Prishtinës këtë vit ishe shumë e madhe. Madje në xhiron e fundit, 9 shahistë patën nga 6 pikë. Në çastet e fundit u përcaktua fituesi.
Fitues doli, Zvonko Stanojoski nga Maqedonia e Veriut i cili pos trofeut Prishtina 2022, fitoi çmimin kryesor në vlerë prej 1000 euro. Po aq pikë patën edhe Nderim Saraçi dhe Alban Krasniqi, por fituesi u përcaktua në bazë të pikëve të Buhollcit. Alban Krasniqi në xhironë e fundit shënoi fitore kundër Kryemjeshtrit nga Bosnjë e Hercegovina, Emir Dizdareviq.
Kupën fituesit të këtj turneu, Zvonko Stanojoski ia dorëzoi, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.
Në këtë turne u shpërblyen 10 shahistë më të dalluar, pati edhe dy çmime speciale.
Çmimet për elo 2200/Osman Saraçi dhe Jeton Çerkini/, për elo 2000/Besnik Aliu dhe Bashkim Shkurti/. U shpërblyen edhe tri femra: Arlinda Aliu, Ndriqona Saraçi dhe Rinesa Saraçi. Për Grup moshën U-18, më të dalluarit ishin, Ahmet Jusufi dhe Alaudin Shtavica. U nda edhe çmimi për veteranë/ Mahmut Xheladini dhe Bedri Sadiku/. Fondi shpërblyer për këtë turne ishte 5000 euro.
Gjatë mbajtjes së këtij turneu, drejtësinë e ndanë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.
Në fund do theksuar se para fillimi të këtij turneu, drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës kishin një marrëveshje me Komunën e Prishtinës për bashkorganizimin e kësaj gare ndërkombëtare, por ata nuk u panë asnjëherë gjatë këtij turneu, ndonëse zyrtarisht ishin të ftuar.
Gjatë javës së dytë të muajit qershor, në CETINJE të MALIT TË Zi u mbajt Kupa Individuale Evropiane për nxënës në të cilën morën pjesë gjithsejt 109 shahistë dhe shahiste nga 8 shtete evropiane prej të cilëve 6 nga Kosova. Edhepse ishte e paraparë që kjo garë të zhvillohet në 5 grupe të ndara sipas moshave . 9, 11, 13, 15, dhe 17, për shkak të numrit të pamjaftueshëm garuesish, ata u ndanë në tri grupe 9, 13 dhe 17 gjë që moshat 10, 11 dhe 12 si dhe moshat 14, 15 dhe 16 u desht të luajnë në grupe me pjesëmarrës gjer në tri vjet më të vjetër e që ishin duele të pabarabarta.
U luajtën gjithsejt 9 ndeshje në secilën kategori. Në kategorinë U13 u përfaqësuam nga vëllau dhe motra Uvejs dhe Rona Sharku nga Rahoveci të cilët ishin edhe më të suksesshmit nga garuesit tonë me nga 5 pikë. U rradhitën në vendet 13 dhe 16.
Në kategorinë U17 Ahmet Jusufi, Rinesa Saraçi, Jona Reçica dhe debutuesja Dua Rexhepi kishin punë më të vështirë sepse u ballafaquan me shahistë më të fortë dhe me ma përvojë. Me gjithsejt 3.0 – 4.5 pikë u radhitën nga vendi 24 – 49.
Ferizaji dhe Theranda në elitën e shahut të Kosovës
Pas pesë ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit Grand Prishtina kanë përfunduar garat e Ligë së dytë të Kosovës në shah.
Në këtë kampionat që u organizua nga Federata e Shahut të Kosovës, pjesëmarrëse ishin 17 ekipe të cilat garat i zhvilluan sipas Sistemit zvicerran me 7 xhiro. Ferizaji me plotë meritë fitoi titullin e kampionit dhe edicionin e radhës do të jetë anëtar i elitës së shahut të Kosovës.
Takimi, Therranda-Vëllaznimi përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, një rezultat të cilin askush nuk e kuptoi përpos akterëve të kësaj ndeshjeje. Me këtë pikë të fituar Theranda me 10 pikë, sa pati edhe Sharri, siguroi pjesëmarrjen në elitën e shahut të Kosovës.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Sharri i Dragashit i cili tuboi 10 pikë dhe zuri vendin e tretë sa pati edhe nënkampioni, por përcaktuese për plasmanin përfundimtar ishin pikët individuale. Ekipi i Vëllaznimit ishte shumë afër suksesit të plotë, por barazimi me Therrandën 3:3 e la larg realizimit të qëllimit për tu inkuadruar në rang më të lartë garash. Por, vendi i katërt me 9 pikë është më se i merituar. Nga ekipet e tjera renditja është reale dhe pa ndonjë befasi.
Gjatë pasditës së sotme, shahistët i vizitoi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe përsëafërmi u informua nga Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës për rrjedhën e garave dhe veprimtaritë e tjera të shahut të Kosovës.
So lange man bedenkt, auf diese weise unser Einsätze inside einen Freispielen bei das Kasino-Inter seite getilgt sie sind, ist und bleibt der Nutzung abgespeckt, konnte auf keinen fall geändert man sagt, sie seien ferner ist auch nicht sehr hochdruckgebiet. Der Zocker darf dann keinen höheren Verwendung tätigen und möglicherweise folgende höhere Absolutbetrag obsiegen. Continue reading “Book Of Ra Gebührenfrei Spielen mr bet no deposit bonus code Ohne Registration Demovariante”