Kupa individuale evropiane për nxënës 2022

Wednesday, 22 June 2022

Gjatë javës së dytë të muajit qershor, në CETINJE të MALIT TË Zi u mbajt Kupa Individuale Evropiane për nxënës në të cilën morën pjesë gjithsejt 109 shahistë dhe shahiste nga 8 shtete evropiane prej të cilëve 6 nga Kosova. Edhepse ishte e paraparë që kjo garë të zhvillohet në 5 grupe të ndara sipas moshave . 9, 11, 13, 15, dhe 17, për shkak të numrit të pamjaftueshëm garuesish, ata u ndanë në tri grupe 9, 13 dhe 17 gjë që moshat 10, 11 dhe 12 si dhe moshat 14, 15 dhe 16 u desht të luajnë në grupe me pjesëmarrës gjer në tri vjet më të vjetër e që ishin duele të pabarabarta.

U luajtën gjithsejt 9 ndeshje në secilën kategori. Në kategorinë U13 u përfaqësuam nga vëllau dhe motra Uvejs dhe Rona Sharku nga Rahoveci të cilët ishin edhe më të suksesshmit nga garuesit tonë me nga 5 pikë. U rradhitën në vendet 13 dhe 16.

Në kategorinë U17 Ahmet Jusufi, Rinesa Saraçi, Jona Reçica dhe debutuesja Dua Rexhepi kishin punë më të vështirë sepse u ballafaquan me shahistë më të fortë dhe me ma përvojë. Me gjithsejt 3.0 – 4.5 pikë u radhitën nga vendi  24 – 49.