Në Kampionatin Individual Evropian për femëra e cila do të mbahet nga data: 17.03-30.03.2023,
në Petrovac të Malit të Zi, në mesin e 139-pjesëmarrëse-ve do të jenë edhe dy shahistet tona.
Në mungesë të Kampiones së Kosovës Arlinda Aliu, shtetin tonë do ta përfaqësojnë Rinesa Saraçi
(nënkamipone) si dhe Jona Reçica ( vendi i III).
Pjesëmarrja e shahisteve tona në Kampionatin Evropian bëhët për herën e parë dhe shënon një
sukses të madhë për shahun e femërave në Republikën e Kosovës.
Vajzave tona ju dëshirojmë sukses në debutimin e parë të tyre në Kampionatin Individual Evropian.
Rinesa Saraçi dhe Jona Reçica në Kampionatin Individual Evropian për femëra
Wednesday, 15 March 2023
Nderim Saraçi dhe Gani Hamiti ne Kampionatin Individual Evropian
Wednesday, 1 March 2023
Magnus Carlsen , Kampion apsolut ne Blitz dhe Rapid
Saturday, 31 December 2022
Kampionati boteror ne blitz dhe rapid