Përfundon Olimpiada e Shahut

Tuesday, 16 August 2022

Ka përfunduar Olimpiada 44 e Shahut në Chennai të Indisë , ku pjesëmarrëse ishin 188-shtete tek meshkujt si dhe 162-shtete tek femërat. Federata e shahut e Kosovës ishte pjesëmarrëse në këtë ngjarje sportive me dy formacione atë të meshkujve dhe femërave dhe pati paraqitje dinjitoze .

Në plasmanin përfundimtar u radhitën në vendin e 87 me 11 pikë reprezentuesit meshkuj dhe në pozitën e 109 me 10 pikë reprezentueset tona.

Titullin e kampionit e fituan përfaqësuesit e shtetit të Uzbekistanit si dhe tek femërat përfaqësueset e shtetit të Ukrahinës.

Vetë pjesëmarrja e Federatës së shahut të Kosovës në këtë ngjarje sportive përbën sukses në vete sepse shahistët janë sportistët e parë deri tani të cilëve ju mundësua hyrja në shtetit e Indisë dhe u përfaqesuan të barabartë me të gjitha shtetet tjera të botës pjesëmarrëse në Olimpiaden e 44 të Shahut në Chennai të Indisë.