Kampionati Botëror i shahut për ekipet e të moshuarve ‘2023

Wednesday, 2 August 2023

Kampionati ekipor Botëror i veteranëve për lojtarët mbi moshën (50+) si dhe (65+), do
të zhvillohet nga data 18.09-29.09.2023, në Strugë, Liqeni i Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë garë eminente shahu do të marr pjesë edhe ekipi i seniorëve të Kosovës të moshës
mbi 65 vjeç (65+), për herën e parë në historinë e shahut Kosovar.

Ekipi i Kosovës do të jetë në këtë përbërje:

  1. Bedri Sadiku ( IM)
  2. Mahmut Xheladini ( FM)
  3. Xhevat Suhogërlla
  4. Sabahudin Kollari
  5. Fatmir Bujupi

Veteranëve tanë ju dëshirojmë sukses në këtë garë prestigjioze!