Magnus Carlsen , Kampion apsolut ne Blitz dhe Rapid

Saturday, 31 December 2022

Përfundoj Kampionati botëror në formatin Rapid dhe Blitz i cili u mbajt nga data:
26-30.12.2022 në Almaty-Kazakhstan.

Kampion apsolut u shpall Magnus Carlsen i cili fitoj në të 2-formatet ( blitz dhe rapid)
dhe për të treten herë me rradhë i unifikoj te 3-titujt ( standard,rapid dhe blitz).

Tek femërat kampione u shpall shahistja vendëse Bibisara Assaubayeva nga Kazakhstani e cila
e mbrojti titullin e kampiones në blitz nga viti paraprak ndërsa kampione në formatin rapid
doli Tan Zhongyi nga Kina.

Shahistët tanë të cilët ishin pjesëmarës në garën më të rëndësishme botërore të fund-vitit
koren sukses modest:

  • Nderim Saraçi doli në vendin 134-Blitz dhe 150-Rapid dhe
  • Endrit Uruçi doli në vendin 169-Blitz dhe 170-Rapid;