Super Liga e Kosovës për klube do të mbahet nga data 06.05-11.05.2023 në Prishtinë.
Ky edicion mund të konsiderohet si njëra nga garat më të forta të mbajtura ndonjëhere në Republikën e Kosovës
e kjo për arsye se në të si pjesë e klubeve të tyre do ti kemi: 6x(GM),6x(IM),9x(FM), e në mesin e tyre edhe
Kryemjeshtri shqiptar Daniel Dardha me elo-n më të lartë të cilën e ka pas ndonjë shahistë shqiptar i cili
njëkohësisht ishte i 3-ti në kampionatin e fundit individual Evropian të mbajtur në Vërnjaçka Banja të Serbisë.
Pjesëmarrës të Super Ligës do të jenë këto klube:
1.DARDANIA
2.DREJTESIA
3.PRIZRENI
4.FERIZAJI
5.PRISHTINA
6.HYZRI TALLA
7.THERANDA
8.SHARRI
Titullin e kampionit do të tentoj ta mbroj KSH”DARDANIA”nga Prishtina në një konkurencë shumë të fortë të klubeve.
Kampionati Ekipor i Kosoves 2023
Thursday, 27 April 2023
KSH”DARDANIA” Kampione e Kosovës për klube për vitin 2025
Monday, 9 June 2025
KSH”DARDANIA”fituese e Kupës së Kosovës
Monday, 4 November 2024
KORAB SARAÇI-Kampion Evropian i shahut amator 2024