Superliga e Kosovës 2022 – Dardania kampione

Thursday, 26 May 2022

Dardania kampione e Kosovës

Pas pesë ditë garash  të zhvilluara në ambientet e Capital-Gate ka përfunduar Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah. Garë kjo e organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës. Në këtë kampionat morën pjesë 6 ekipe nga të cilat pati lojëra cilësore dhe korrekte. Ashtu si edhe në kampionatin e shkuar edhe në këtë kampionat kampioni u përcaktua në xhironë e fundit. Për këtë titull u përballën dy ekipet e kryeqytetit, Dardania dhe Drejtësia.Takimi Dardania-Drejtësia përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Kështu Dardania me 4 fitore dhe një barazim me 9 pikë të tubuara për herë të parë fitoi titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2022. Kampioni i vjetëm Drejtësia me 3 fitore dhe dy barazime me 8 pikë është nën kampione. Prishtina shënoi fitore kundër Hyzri Tallës 3,5:2,5. Me këtë fitore ata u renditën në pozitën e tretë me 5 pikë, kurse Prizreni mposhti Drenicës me rezultat të thellë 5:1.

Nga Superliga e Kosovës, largohen Deçani dhe Istogu të cilat nuk morën pjesë në garat e këtij kampionati.

Dy anëtarët e rinj të Superligës do të dihet pas garave që që do të zhvillohen në Prishtinë nga 4 deri më 8 qershor.

Kampioni i Kosovës, Dardania ka fituar të drejtën të jetë pjesëmarrës në Kupën e Evropës që do të mbahet nga 2 deri më 10 tetor 2022 në Mayrhofen të Austrisë.