KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR GRUPMOSHA TË REJA
Kampionati do te zhvillohet nga data: 17.06.2023-08.07.2023, ne Kolegjin AAB ne Prishtine. Te drejte pjesemarrje kane femijet e lindur prej dates 01.01.2005 e tutje dhe do te jene te selektuar sipas ketyre kategorive:
Në Kampionatin Individual Evropian për femëra e cila do të mbahet nga data: 17.03-30.03.2023, në Petrovac të Malit të Zi, në mesin e 139-pjesëmarrëse-ve do të jenë edhe dy shahistet tona. Në mungesë të Kampiones së Kosovës Arlinda Aliu, shtetin tonë do ta përfaqësojnë Rinesa Saraçi (nënkamipone) si dhe Jona Reçica ( vendi i III). Pjesëmarrja e shahisteve tona në Kampionatin Evropian bëhët për herën e parë dhe shënon një sukses të madhë për shahun e femërave në Republikën e Kosovës. Vajzave tona ju dëshirojmë sukses në debutimin e parë të tyre në Kampionatin Individual Evropian.
Në Kampionatin Individual Evropian i cili do të mbahet nga data: 02.03-14.03.2023, në Vërnjaçka Banja të Serbisë, në mesin e 509 shahistëve nga tërë Evropa do të jenë edhe kampioni dhe nën-kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi dhe Gani Hamiti. Pjesëmarrja e shahistëve tanë në ngjarjen më të madhe sportive Evropiane e në veqanti në shtetin fqinj Serbinë paraqet një sukses të madhë për sportin e Kosovës dhe me këtë rast ju dëshirojmë sukses dhe mbesemi me shpresë se kampioni ynë do të kthehet me normën e 3-t për Kryemjeshtër që do të jetë suksesi më i madhë i një shahisti Kosovar deri më ditën e sotme.
Përfundoj Kampionati botëror në formatin Rapid dhe Blitz i cili u mbajt nga data: 26-30.12.2022 në Almaty-Kazakhstan.
Kampion apsolut u shpall Magnus Carlsen i cili fitoj në të 2-formatet ( blitz dhe rapid) dhe për të treten herë me rradhë i unifikoj te 3-titujt ( standard,rapid dhe blitz).
Tek femërat kampione u shpall shahistja vendëse Bibisara Assaubayeva nga Kazakhstani e cila e mbrojti titullin e kampiones në blitz nga viti paraprak ndërsa kampione në formatin rapid doli Tan Zhongyi nga Kina.
Shahistët tanë të cilët ishin pjesëmarës në garën më të rëndësishme botërore të fund-vitit koren sukses modest:
Nderim Saraçi doli në vendin 134-Blitz dhe 150-Rapid dhe
Endrit Uruçi doli në vendin 169-Blitz dhe 170-Rapid;
Në Kampionatin Botëror në Blitz dhe Rapid do të marin pjesë edhe dy shahistët tanë Nderim Saraçi dhe Endrit Uruçi të cilët janë në mesin e 180-lojtarëve pjesëmarës të kampionatit Botëror, i cili do të zhvillohet në qytetin e Almaty-it të Kazakhstan-it.
Më të mirët nga më të mirët
Kushtet të cilat përcaktojnë që lojtarët duhet ta kenë të pakten elo 2550 në seksionin Open( te meshkujve ) ose elo 2250 në atë të femrave ose të jenë kampionë kombëtarë në fuqi në mënyrë që të kenë të drejtë të luajnë në Almaty atëhere nuk është çudi që lista e lojtarëve është bërë nga më të mirët e më të mirëve që ka për të ofruar bota e shahut.
Lista e pjesëmarësve në formatin blitz: https://worldrapidandblitz2022.fide.com/open-players-blitz/
Lista e pjesëmarësve në formatin rapid: https://worldrapidandblitz2022.fide.com/open-players-rapid/
Pas tri dite të plota garash në Kampionatin Evropian në formatin blitz dhe rapid, ka përfunduar kjo garë madhështore në Katowice të Polonisë ku pjesëmarës ishin 910 shahistë dhe shahiste nga 37 shtete Evrpoiane e në mesin e tyre edhe shahistët nga Kosova dhe diaspora jonë.
Garat u zhvilluan në një nga arenat më të mëdha sportive në Poloni”Arena SPODEK”, dhe dita e parë ishte e përcaktuar për Kampionatin Evropian në blitz, ku fitues doli David Navara(Chech) tek meshkujt dhe Aleksandra Kosteniuk(FIDE) tek femrat ndërsa plasmani i garuesve tanë ishte:
Në dy ditët e radhës u zhvillua gara në formatin RAPID ku fitues doli Jaime Santos Latasa(Spain) tek meshkujt dhe Aleksandra Maltsevskaya(Poland) tek femrat, ndërsa plasmani i shahistëve tanë ishte: -Nderim Saraçi(38);Endrit Uruçi(56);Muhamet Asllani(63);Murtez Hondozi(121);Korab Saraçi(154) dhe Përparim Bajraktari(515);
Pjesëmarja dhe rezultati i shahistëve tanë mund të konsiderohet i suksesshëm konsideruar në numrin e shahistëve pjesëmarës si dhe në cilësinë e tyre.