Në Kampionatin Individual Evropian për femëra e cila do të mbahet nga data: 17.03-30.03.2023,
në Petrovac të Malit të Zi, në mesin e 139-pjesëmarrëse-ve do të jenë edhe dy shahistet tona.
Në mungesë të Kampiones së Kosovës Arlinda Aliu, shtetin tonë do ta përfaqësojnë Rinesa Saraçi
(nënkamipone) si dhe Jona Reçica ( vendi i III).
Pjesëmarrja e shahisteve tona në Kampionatin Evropian bëhët për herën e parë dhe shënon një
sukses të madhë për shahun e femërave në Republikën e Kosovës.
Vajzave tona ju dëshirojmë sukses në debutimin e parë të tyre në Kampionatin Individual Evropian.
Author: shahu.rks
Nderim Saraçi dhe Gani Hamiti ne Kampionatin Individual Evropian
Në Kampionatin Individual Evropian i cili do të mbahet nga data: 02.03-14.03.2023, në
Vërnjaçka Banja të Serbisë, në mesin e 509 shahistëve nga tërë Evropa do të jenë edhe
kampioni dhe nën-kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi dhe Gani Hamiti.
Pjesëmarrja e shahistëve tanë në ngjarjen më të madhe sportive Evropiane e në veqanti
në shtetin fqinj Serbinë paraqet një sukses të madhë për sportin e Kosovës dhe me këtë
rast ju dëshirojmë sukses dhe mbesemi me shpresë se kampioni ynë do të kthehet me normën
e 3-t për Kryemjeshtër që do të jetë suksesi më i madhë i një shahisti Kosovar deri më
ditën e sotme.
Magnus Carlsen , Kampion apsolut ne Blitz dhe Rapid
Përfundoj Kampionati botëror në formatin Rapid dhe Blitz i cili u mbajt nga data:
26-30.12.2022 në Almaty-Kazakhstan.
Kampion apsolut u shpall Magnus Carlsen i cili fitoj në të 2-formatet ( blitz dhe rapid)
dhe për të treten herë me rradhë i unifikoj te 3-titujt ( standard,rapid dhe blitz).
Tek femërat kampione u shpall shahistja vendëse Bibisara Assaubayeva nga Kazakhstani e cila
e mbrojti titullin e kampiones në blitz nga viti paraprak ndërsa kampione në formatin rapid
doli Tan Zhongyi nga Kina.
Shahistët tanë të cilët ishin pjesëmarës në garën më të rëndësishme botërore të fund-vitit
koren sukses modest:
- Nderim Saraçi doli në vendin 134-Blitz dhe 150-Rapid dhe
- Endrit Uruçi doli në vendin 169-Blitz dhe 170-Rapid;
Kampionati boteror ne blitz dhe rapid
Në Kampionatin Botëror në Blitz dhe Rapid do të marin pjesë edhe dy shahistët
tanë Nderim Saraçi dhe Endrit Uruçi të cilët janë në mesin e 180-lojtarëve
pjesëmarës të kampionatit Botëror, i cili do të zhvillohet në qytetin e
Almaty-it të Kazakhstan-it.
Më të mirët nga më të mirët
Kushtet të cilat përcaktojnë që lojtarët duhet ta kenë të pakten elo 2550
në seksionin Open( te meshkujve ) ose elo 2250 në atë të femrave ose të jenë
kampionë kombëtarë në fuqi në mënyrë që të kenë të drejtë të luajnë në
Almaty atëhere nuk është çudi që lista e lojtarëve është bërë nga më të mirët
e më të mirëve që ka për të ofruar bota e shahut.
Lista e pjesëmarësve në formatin blitz:
https://worldrapidandblitz2022.fide.com/open-players-blitz/
Lista e pjesëmarësve në formatin rapid:
https://worldrapidandblitz2022.fide.com/open-players-rapid/
Kampionati Evropian ne blitz dhe rapid
Pas tri dite të plota garash në Kampionatin Evropian në formatin blitz dhe rapid, ka përfunduar
kjo garë madhështore në Katowice të Polonisë ku pjesëmarës ishin 910 shahistë dhe shahiste nga
37 shtete Evrpoiane e në mesin e tyre edhe shahistët nga Kosova dhe diaspora jonë.
Garat u zhvilluan në një nga arenat më të mëdha sportive në Poloni”Arena SPODEK”, dhe dita e parë
ishte e përcaktuar për Kampionatin Evropian në blitz, ku fitues doli David Navara(Chech) tek meshkujt
dhe Aleksandra Kosteniuk(FIDE) tek femrat ndërsa plasmani i garuesve tanë ishte:
-Nderim Saraçi(87); Murtez Hondozi(90);Endrit Uruçi(115); Muhamet Asllani(142);Korab Saraçi(239);
Osman Lushtaku(365);Përparim Bajraktari(435)dhe Imer Prokshi(536);
Në dy ditët e radhës u zhvillua gara në formatin RAPID ku fitues doli Jaime Santos Latasa(Spain)
tek meshkujt dhe Aleksandra Maltsevskaya(Poland) tek femrat, ndërsa plasmani i shahistëve tanë ishte:
-Nderim Saraçi(38);Endrit Uruçi(56);Muhamet Asllani(63);Murtez Hondozi(121);Korab Saraçi(154) dhe
Përparim Bajraktari(515);
Pjesëmarja dhe rezultati i shahistëve tanë mund të konsiderohet i suksesshëm konsideruar në numrin e
shahistëve pjesëmarës si dhe në cilësinë e tyre.

KSH”Prizreni” fitues i Kupës ekipore të Kosovës
Përfundojnë garat e Kupës ekipore të Kosovës në shah dhe fitues del KSH”Prizreni”.
Pjesa finale e garës u mbajt me datën 10-11.12.2022, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
me ç’rast u zhvilluan ndeshje mjaft interesant në mes të ekipeve të Super Ligës:Dardania,Drejtësia,Prizreni dhe Ferizaji.
Në gjysëm-finale u takuan kampioni i Super Ligës KSH”Dardania” dhe KSH”Prizreni”, ku doli fitues ekipi
nga Prizreni me rezultat 3:1 ,ndërsa në meqin tjetër gjysëm-final u takua nën-kampioni KSH”Drejtësia”
dhe KSH”Ferizaji” dhe fitues doli klubi nga Prishtina KSH”Drejtësia” me rezultat identik 1:3.
Meqet finale u zhvilluan të dielen me datën 11.12.2022, dhe ishte luftë e vërtet në tabelen e shahut në mes ekipeve pjesëmarëse ku në fund pas 5-orëve lojë fitues doli KSH”Prizreni” i cili e mundi KSH”Drejtësia” me rezultat 2.5-1.5, ndërsa në meqin tjetër për vendin e trete ishte luftë edhe më e ashpër ku pas lojëve të regullta rezultati ishte i barabartë 2.0-2.0 dhe fituesi u përcaktua në lojën e shahut të shpejtë ( formati blitz) ku fitues doli KSH”Dardania” me rezultat 5.0-3.0.
Radhitja përfundimtare:
- KSH”PRIZRENI”
- KSH”DREJTËSIA”
- KSH”DARDANIA”
- KSH”FERIZAJI”
Në përbërjen e ekipit fitues ishin këta shahistë:
- Besim Kryeziu
- Eldit Saiti
- Naim Sahitaj
- Valmor Bardhi
Vlenë të përmendet fakti se KSH”Prizreni” e fitoj Kupën e Kosovës pas plotë 20-viteve që tregon
një rikthim të saj në eliten e shahut Kosovarë.
FESTIVALI I SHAHUT 2022






Kapionati Evropian për grupmosha të reja-Antalya-Turkiye
Fillon kapionati Evropian për të rinj në Antalia të Turqisë ku në mesin e 1000 shahistëve
nga 46 Shtete Evropiane , pjesëmarrës janë edhe të rinjet tanë.
Delegacioni i Kosovës përbëhet nga:
Selektori: SABAHUDIN KOLLARI
Shahitët: SOFIAN RULI (U14)
VALENTIN URUÇI(U16)
si dhe
Shahistet: JONA REÇICA (U14)
RINESA SARAÇI (U18)
Kampionati do të zhvillohet nga data 05-15 Nentor’22 dhe ju dëshirojmë sukses përfaqësuesve tanë.






Veteranët tanë në vendin e 17-t në Evropë
Përfundon Kampionati i 24-t Evropian për të moshuar në Dresden të Gjermanisë.
Veteranët e Kosovës në debutimin e tyre arijnë rezultat të shkëlqyeshëm duke u
rradhitur në vendin e 17 nga 42 ekipe pjesëmarëse me 10 pikë të fituara.
Rezultatet e repezentacionit tonë të veteranëve ishin:
Xhirro 1. Kosovo – Schach(t)jungs Bannewitz 3 : 1
1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – Jeute, Peter (s) 1863 ½ – ½
2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – Steinbach, Wolfgang (w) 1922 ½ – ½
3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Bussler, Juergen (s) 1881 1 – 0
4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Koehn, Walter (w) 1759 1 – 0
Xhirro 2. England 65 – 1 – Kosovo 2½:1½
1.IM Large, Peter G (w) 2257 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 1 – 0
2.IM Martin, Andrew D (s) 2359 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½
3.IM Povah, Nigel E (w) 2205 – FM Berisha, Enver (s) 2123 1 – 0
4.FM Britton, Richard L (s) 2132 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 0 – 1
Xhirro 3. Kosovo – Ireland 1 3 : 1
1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – IM Orr, Mark J L (s) 2088 0 – 1
2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – CM Harding, Tim D (w) 1955 1 – 0
3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – O`Connor, Eddie (s) 1956 1 – 0
4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – James, Kevin (w) 1790 1 – 0
Xhirro 4. Germany 1 – Kosovo 3 : 1
1.GM Paehtz, Thomas (w) 2345 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 ½ – ½
2.IM Brueggemann, Joachim (s)2310 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½
3.FM Kiefer, Gerhard (w) 2222 – FM Berisha, Enver (s) 2123 1 – 0
4.FM Buchal, Stephan (s) 2245 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 1 – 0
Xhirro 5. Kosovo – England 65 – 2 3 : 1
1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – Orton, Stephen L A (s) 2107 ½ – ½
2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – Reynolds, D Ian W (w) 2006 1 – 0
3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Tucker, David S (s) 1898 1 – 0
4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Scowen, Roger S (w) 1833 ½ – ½
Xhirro 6. SC Kreuzberg Berlin – Kosovo 2 : 2
1.IM Glienke, Manfred,Dr.(w) 2203 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 ½ – ½
2.FM Rahls, Peter (s) 2223 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½
3.Sprotte, Norbert (w) 2161 – FM Berisha, Enver (s) 2123 ½ – ½
4.Steiger, Michael (s) 2009 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 ½ – ½
Xhirro 7. Kosovo – SK 2012, Danmark 3 : 1
1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – Thuesen, Mogens (s) 2204 0 – 1
2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – Kolbak, Jens (w) 2175 1 – 0
3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Holst, Per (s) 2075 1 – 0
4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Andersson, Finn (w) 1712 1 – 0
Xhirro 8. Kosovo – Finland 65 ½ :3½
1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – GM Westerinen, Heikki M.J. 2243 0 – 1
2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – IM Binham, Timothy F. (w) 2285 0 – 1
3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Tuomala, Timo (s) 2162 0 – 1
4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Hietala, Pekka (w) 1955 ½ – ½
Xhirro 9. Belgium 1 – Kosovo 2 : 2
1.IM Rooze, Jan (w) 2252 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 1 – 0
2.FM Meulders, Richard (s) 2220 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½
3.Luminet, Denis (w) 2135 – FM Berisha, Enver (s) 2123 ½ – ½
4.Van de Wynkele, Herman (s) 2033 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 0 – 1
Tabela perfundimtare:
Rg. Team ( Points )
1 Lasker Schachstiftung GK (15)
2 Finland 65 (13)
3 Germany 3 (13)
4 Sweden 1 (13)
5 Schweiz (13)
6 SC Kreuzberg Berlin (12)
7 Cercle d’Echecs de Strasbourg (12)
8 England 65 – 1 (11)
9 Germany 2 (11)
10 Germany 1 (11)
11 Belgium 1 (11)
12 Austria 65 (11)
13 Koninklijke DD (11)
14 SV Dresden-Leuben (10)
15 SC Eppingen (10)
16 Schachfreunde Leipzig (10)
17 Kosovo (10)
18 Siebenlehner SV (10)
19 USG Chemnitz (10)
20 Iceland 65 (9)
21 Ireland 1 (9)
22 SV SchwarzWeiß Königsbrück (9)
23 Scotland (8)
24 Sweden 2 (8)
25 England 65 – 2 (8)
26 Ireland 2 (8)
27 Oranje (8)
28 SV TuR Dresden (8)
29 Schach(t)jungs Bannewitz (8)
30 Deutsche Bahn 2 (8)
31 SK 2012, Danmark (7)
32 SV Aufbau Bernburg (7)
33 Germany Women (7)
34 Schwarzwald 65 (7)
35 Turku (7)
36 SV Dresden-Striesen (6)
37 England 65 – 3 (6)
38 SK Heidenau Ü65 (6)
39 BSV Chemie Radebeul 65 (5)
40 USV TU Dresden (5)
41 Randbauern (4)
42 Rochade MV (3)






Përveq suksesit të veteranëve tanë vlenë të ceket edhe fitimi i normës ndërkombëtare (IA) për arbitër të
z.Fadil Pireva e cila njëkohësisht e fuqizon pozicionin e Federatës së Shahut të Kosovës në dhënjen e drejtësisë edhe në garat ndërkombëtare si dhe në organizimin e tyre në të ardhmen.




Kampionati i 24-të Ekipor Evropian për veteranë (65+) 2022
Federata e Shahut e Kosovës për herë të parë në historin e saj me reprezentacionin e veteranëve
përfaqësohet në Kampionatin e 24-t Evropian për të moshuar ( 65+), në Dresden të Republikës së Gjermanisë.
Reprezentacioni ynë prezentohet nga këta shahistë tanë të respektuar:
Tabela 1. ( IM ) Bedri Sadiku
Tabela 2. ( FM ) Mahmut Xheladini
Tabela 3. ( FM ) Enver Berisha
Tabela 4. Fatmir Bujupi
Gjithashtu Kosovën në këtë kampionat e përfaqëson edhe arbitri ynë i shahut z.Fadil Pireva.
Me pjesëmarjen e delegacionit nga Kosova në këtë kampionat, Federata e Shahut e Kosovës bëhet
pjesë e pandashme e shahut Evropian dhe Botëror në të gjitha kategoritë.





