Tani edhe ju mund të bëheni pjesë e Federatës së Shahut të Kosovës përmes aplikacionit “DHURO“, ku mund të kontriboni në zhvillimin e shahut në Kosovë përmes mbledhjes së fondeve të cilat drejtëpërdrejt shkojnë në zhvillimin e shahut tek të gjitha kategoritë e saja.
Njoftim: Tani për tani mund të jepni donacioni përmes kartelave bankare, Mastercard dhe Maestro si dhe përmes e-banking nga bankat e Kosovës, e në një të afërme jo të largët edhe përmes karteles bankare,VISA.
Ju falmënderohemi për çdo kontribut të juajin, Federata e Shahut e Kosovës
Nderim Saraçi arin ti unifikoj të tre titujt e Kampionit të Kosovës për vitin 2023, ai pergjatë Festivalit të Shahut të mbajtur në ambientet e Hotelit “AFA” në Prishtinë ariti që ti fitoj titujt e Kampionit në shahun standard,rapid dhe blitz!. Përveq që i fitoj titujt edhe rezultatet e tij ishin mbresëlënëse , në Kampionatin Individual në tempon e lojës Standarde ariti ta fitoj titullin me 9-pikë nga 9-lojë ( rezultat i Fisherit!), në atë RAPID e fitoj titullin e Kampionit me 8-pikë nga 9-lojë ( vetëm dy barazime), si dhe në tempon e lojës BLITZ dul fitues me 13-pikë nga 13-lojë, që tregon performacë fenomenale të tij përgjatë gjithë kampionatit. Nderimit i urojm sukses edhe në rrugëtimin e tij për KRYEMJESHTЁR!
Në garën e femrave, Arlinda Aliu mbrojti titullin e kampiones së Kosovës për femra me fitoren e saj në xhirron e fundit ndaj Lorenda Saraçit. Arlinda grumbulloi 6.5/7, duke fituar gjashtë ndeshje dhe duke barazuar me Jona Reçicën. Ky është titulli i katërt kombëtar i Arlinda Aliut!
Në Kampionatin Botëror për të rinj të zhvilluar në Montesilvano të Italisë ku pjesëmarrës ishin edhe të rinjët nga Kosova në tri kategori ( U14,U16,U18), Rinesa Saraçi e arinë rezultatin më të mirë për femëra ndonjëhere të aritur nga shahistet tona të reja, ajo me 6-pikë nga 11-lojë të zhvilluara radhitet në vendin e 39 në botë nga 86-pjesëmarrëse në kategorinë e saj. Ky sukses i të rinjëve dhe të rejave tona tregon se shahu tek moshat e reja ka filluar të zhvillohet dhe të ketë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
Kampionati Botëror për të rinj 2023 do të mbahet në Montesilvano, Pescara të Italisë nga data: 13.11-24.11.2023. Në mesin e pjemëmarrëseve nga mbarë bota do të jenë këta shahistë të rinj dhe shahiste të reja nga Kosova:
Tek të rinjët:
LIR BASHA (U14)
ALAUDIN SHTAVICA (U16)
AHMET JUSUFI (U18)
Tek të rejat:
RONA SHARKU (U14)
JONA REÇICA (U16)
RINESA SARAÇI(U18)
Në mesin e 187 pjesëmarrësve të moshës deri 14-vjeçare tek të rinjët Kosovën do ta përfaqësoj LIR BASHA , ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 143-shahistëve nga mbarë bota do ta kemi shahistin tonë ALAUDIN SHTAVICA, si dhe në kategorinë më të fortë të shahistëve të rinj deri në moshën 18-vjeçare në mesin e 129-pjesëmarrësve, Kosova do të përfaqësohet me AHMET JUSUFIN.
Tek vajzat e reja në kampionatin Botëror, Kosovën do ta përfaqësoj tek 14-vjeçaret RONA SHARKU e cila do të jetë pjesëmarrëse së bashku me 130 shahistet nga mbarë bota, ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 107 shahisteve të kësaj moshe do të jetë JONA REÇICA, si dhe në kategorinë më të fortë tek 18-vjeçaret RINESA SARAÇI do te jetë në mesin e 85-shahisteve më të mira botërore.
Kjo është ngjarja më e madhe Botërore dhe Kosova pas nje kohe shumë të gjatë dërgon shahistet dhe shahistët e rinj më të mirë respektivisht Kampionët e Kosovës të kategorive përkatëse.
Për pjesëmarjen e shahistëve tanë edhe Federata Botërore e Shahut ( FIDE ) ka lëshuar një deklarat ku thotë:
” Shahistët e talentuar dhe premtues nga Kosova janë gati të lënë gjurmë në Kampionatin Botëror të të rinjve FIDE! Delegacioni Kosovar do të shfaqë shkëlqimin e saj në skenën globale prandaj të bashkohemi në mbështetje dhe të brohorasim për suksesin e tyre!”
Kampionati Evropian i Kombëtareve 2023 do të mbahet në Budva të Malit të Zi nga data: 10.11-21.11.2023. Pjemëmarrëse janë kombëtaret nga 38-shtete Evropiane dhe në mesin e tyre edhe kombëtarja jonë , e cila këtë vit paraqitet me një kombëtare të përtrirë e përbërë nga këta shahistë:
NDERIM SARAÇI (IM)
ENDRIT URUÇI (FM)
MUHAMET ASLLANI
KORAB SARAÇI (CM)
Në mesin e pjesëmarrëseve të cilët përfaqësojnë komëtaret e tyre janë edhe disa nga shahistët më të mirë Evropian dhe Botëror duke perfshire shahistin më të mirë në botë No.1 Magnus Carlsen ( NOR), si dhe Richard Rapport ( ROU),Teimour Radjabov ( AZE),Shakhriyar Mamedyarov(AZE),Vincent Keymer(GER) etj.
Kjo është ngjarja më e madhe Evropiane për shtete pjesëmarrëse dhe reprezentacionit Kosovar i dëshirojmë sukses dhe paraqitje dinjitoze në këtë garë prestigjioze.