Në Kampionatin Botëror për të rinj të zhvilluar në Montesilvano të Italisë ku pjesëmarrës ishin edhe të rinjët nga Kosova në tri kategori ( U14,U16,U18), Rinesa Saraçi e arinë rezultatin më të mirë për femëra ndonjëhere të aritur nga shahistet tona të reja, ajo me 6-pikë nga 11-lojë të zhvilluara radhitet në vendin e 39 në botë nga 86-pjesëmarrëse në kategorinë e saj. Ky sukses i të rinjëve dhe të rejave tona tregon se shahu tek moshat e reja ka filluar të zhvillohet dhe të ketë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
Kampionati Botëror për të rinj 2023 do të mbahet në Montesilvano, Pescara të Italisë nga data: 13.11-24.11.2023. Në mesin e pjemëmarrëseve nga mbarë bota do të jenë këta shahistë të rinj dhe shahiste të reja nga Kosova:
Tek të rinjët:
LIR BASHA (U14)
ALAUDIN SHTAVICA (U16)
AHMET JUSUFI (U18)
Tek të rejat:
RONA SHARKU (U14)
JONA REÇICA (U16)
RINESA SARAÇI(U18)
Në mesin e 187 pjesëmarrësve të moshës deri 14-vjeçare tek të rinjët Kosovën do ta përfaqësoj LIR BASHA , ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 143-shahistëve nga mbarë bota do ta kemi shahistin tonë ALAUDIN SHTAVICA, si dhe në kategorinë më të fortë të shahistëve të rinj deri në moshën 18-vjeçare në mesin e 129-pjesëmarrësve, Kosova do të përfaqësohet me AHMET JUSUFIN.
Tek vajzat e reja në kampionatin Botëror, Kosovën do ta përfaqësoj tek 14-vjeçaret RONA SHARKU e cila do të jetë pjesëmarrëse së bashku me 130 shahistet nga mbarë bota, ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 107 shahisteve të kësaj moshe do të jetë JONA REÇICA, si dhe në kategorinë më të fortë tek 18-vjeçaret RINESA SARAÇI do te jetë në mesin e 85-shahisteve më të mira botërore.
Kjo është ngjarja më e madhe Botërore dhe Kosova pas nje kohe shumë të gjatë dërgon shahistet dhe shahistët e rinj më të mirë respektivisht Kampionët e Kosovës të kategorive përkatëse.
Për pjesëmarjen e shahistëve tanë edhe Federata Botërore e Shahut ( FIDE ) ka lëshuar një deklarat ku thotë:
” Shahistët e talentuar dhe premtues nga Kosova janë gati të lënë gjurmë në Kampionatin Botëror të të rinjve FIDE! Delegacioni Kosovar do të shfaqë shkëlqimin e saj në skenën globale prandaj të bashkohemi në mbështetje dhe të brohorasim për suksesin e tyre!”
Kampionati Evropian i Kombëtareve 2023 do të mbahet në Budva të Malit të Zi nga data: 10.11-21.11.2023. Pjemëmarrëse janë kombëtaret nga 38-shtete Evropiane dhe në mesin e tyre edhe kombëtarja jonë , e cila këtë vit paraqitet me një kombëtare të përtrirë e përbërë nga këta shahistë:
NDERIM SARAÇI (IM)
ENDRIT URUÇI (FM)
MUHAMET ASLLANI
KORAB SARAÇI (CM)
Në mesin e pjesëmarrëseve të cilët përfaqësojnë komëtaret e tyre janë edhe disa nga shahistët më të mirë Evropian dhe Botëror duke perfshire shahistin më të mirë në botë No.1 Magnus Carlsen ( NOR), si dhe Richard Rapport ( ROU),Teimour Radjabov ( AZE),Shakhriyar Mamedyarov(AZE),Vincent Keymer(GER) etj.
Kjo është ngjarja më e madhe Evropiane për shtete pjesëmarrëse dhe reprezentacionit Kosovar i dëshirojmë sukses dhe paraqitje dinjitoze në këtë garë prestigjioze.
Pas 8-dite garash në Durrës përfundon Kampionati Evropian për klube ku pjesëmarres ishin edhe 3-klubet më të mira të Kosovës. Kampion në konkurencen e meshkujve shpallet, klubi i shahut”Offerspill Sjakklubb” nga Norvegjia e cila në rradhët e veta e pati Magnus Carlsen shahistin më të mirë momentalisht në botë dhe i cili nga shumë expert të shahut konsiderohet shahisti më i mirë në historinë e shahut deri në ditët e sotme, ndërsa në konkurencën e femërave kampione u shpall klubi i shahut”Superchess” nga Rumania. Klubet e Kosovës patën paraqitje shumë të mirë krahasuar me numrin e klubeve pjesëmarrëse dhe krahasuar me konkurencën e cila ishte prezente në këtë kampionat, plasmani përfundimtar ishte:
Klubi i Shahut” Drejtesia-Trokadero” me 8-pikë zuri vendin e 36-t.
Klubi i Shahut” Dardania” me 6-pikë zuri vendin e 55-t si dhe
Klubi i Shahut” Ferizaji” me 4-pikë zuri vendin e 72-t nga 84 klube pjesëmarrëse.
Organizimi i Kampionatit ishte në nivel të duhur dhe për këtë lavdatat shkojnë për Federatën e Shahut të Shqipërisë e cila i tregoj Evropës dhe Botës se organizime të tilla mund të bëhen edhe në tokat shqiptare.
Kampionati ekipor Botëror i veteranëve për lojtarët mbi moshën (50+) si dhe (65+), do të zhvillohet nga data 18.09-29.09.2023, në Strugë, Liqeni i Ohrit, në Maqedoninë e Veriut. Në këtë garë eminente shahu do të marr pjesë edhe ekipi i seniorëve të Kosovës të moshës mbi 65 vjeç (65+), për herën e parë në historinë e shahut Kosovar.
Ekipi i Kosovës do të jetë në këtë përbërje:
Bedri Sadiku ( IM)
Mahmut Xheladini ( FM)
Xhevat Suhogërlla
Sabahudin Kollari
Fatmir Bujupi
Veteranëve tanë ju dëshirojmë sukses në këtë garë prestigjioze!
Ka përfunduar kampionati i grupmoshave të reja, njëri nga kampionatet më masovike në historine e re të shahut kosovar gjë që tregon se interesimi për lojën e shahut po rritet dita ditës në Republikën e Kosovës. Ky kampionat u mbajt në hapësirat e mrekullueshme të Kolegjit AAB i cili është partner lojal i Federatës së Shahut të Kosovës e njëkohësisht edhe institucioni arsimor privat ndër më të mirët në Kosovë. Përgjatë disa javëve ( vikendeve) u zhvilluan lojë të bukura dhe cilësore gjë që tregon se cilësia po rritet tek të rinjët dhe ky fakt na bënë të jemi më optimist se të rinjët tanë do te fillojnë të korrin suksese edhe në arenën ndërkombëtare! Në përfundim të kampionatit u shpallen këta fitues (kampion) sipas kategorive: U18 – Ahmet Jusufi G18 – Rinesa Saraçi U16 – Alaudin Shtavica G16 – Jona Reçica U14 – Lir Basha U12 – Jakob Buzhala G12 – Alba Pllana U10 – Troi Krasniqi U08 – Jon Pllana
Kampionët tanë do ta perfaqësojne shtetin tonë në garat Ballkanike, Evropiane dhe Botërore.
KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR GRUPMOSHA TË REJA
Kampionati do te zhvillohet nga data: 17.06.2023-08.07.2023, ne Kolegjin AAB ne Prishtine. Te drejte pjesemarrje kane femijet e lindur prej dates 01.01.2005 e tutje dhe do te jene te selektuar sipas ketyre kategorive:
Super Liga e Kosovës për klube do të mbahet nga data 06.05-11.05.2023 në Prishtinë. Ky edicion mund të konsiderohet si njëra nga garat më të forta të mbajtura ndonjëhere në Republikën e Kosovës e kjo për arsye se në të si pjesë e klubeve të tyre do ti kemi: 6x(GM),6x(IM),9x(FM), e në mesin e tyre edhe Kryemjeshtri shqiptar Daniel Dardha me elo-n më të lartë të cilën e ka pas ndonjë shahistë shqiptar i cili njëkohësisht ishte i 3-ti në kampionatin e fundit individual Evropian të mbajtur në Vërnjaçka Banja të Serbisë. Pjesëmarrës të Super Ligës do të jenë këto klube: 1.DARDANIA 2.DREJTESIA 3.PRIZRENI 4.FERIZAJI 5.PRISHTINA 6.HYZRI TALLA 7.THERANDA 8.SHARRI Titullin e kampionit do të tentoj ta mbroj KSH”DARDANIA”nga Prishtina në një konkurencë shumë të fortë të klubeve.
KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR GRUPMOSHA TË REJA
Kampionati do te zhvillohet nga data: 17.06.2023-08.07.2023, ne Kolegjin AAB ne Prishtine. Te drejte pjesemarrje kane femijet e lindur prej dates 01.01.2005 e tutje dhe do te jene te selektuar sipas ketyre kategorive:
Në Kampionatin Individual Evropian për femëra e cila do të mbahet nga data: 17.03-30.03.2023, në Petrovac të Malit të Zi, në mesin e 139-pjesëmarrëse-ve do të jenë edhe dy shahistet tona. Në mungesë të Kampiones së Kosovës Arlinda Aliu, shtetin tonë do ta përfaqësojnë Rinesa Saraçi (nënkamipone) si dhe Jona Reçica ( vendi i III). Pjesëmarrja e shahisteve tona në Kampionatin Evropian bëhët për herën e parë dhe shënon një sukses të madhë për shahun e femërave në Republikën e Kosovës. Vajzave tona ju dëshirojmë sukses në debutimin e parë të tyre në Kampionatin Individual Evropian.