Pas tri dite të plota garash në Kampionatin Evropian në formatin blitz dhe rapid, ka përfunduar kjo garë madhështore në Katowice të Polonisë ku pjesëmarës ishin 910 shahistë dhe shahiste nga 37 shtete Evrpoiane e në mesin e tyre edhe shahistët nga Kosova dhe diaspora jonë.
Garat u zhvilluan në një nga arenat më të mëdha sportive në Poloni”Arena SPODEK”, dhe dita e parë ishte e përcaktuar për Kampionatin Evropian në blitz, ku fitues doli David Navara(Chech) tek meshkujt dhe Aleksandra Kosteniuk(FIDE) tek femrat ndërsa plasmani i garuesve tanë ishte:
Në dy ditët e radhës u zhvillua gara në formatin RAPID ku fitues doli Jaime Santos Latasa(Spain) tek meshkujt dhe Aleksandra Maltsevskaya(Poland) tek femrat, ndërsa plasmani i shahistëve tanë ishte: -Nderim Saraçi(38);Endrit Uruçi(56);Muhamet Asllani(63);Murtez Hondozi(121);Korab Saraçi(154) dhe Përparim Bajraktari(515);
Pjesëmarja dhe rezultati i shahistëve tanë mund të konsiderohet i suksesshëm konsideruar në numrin e shahistëve pjesëmarës si dhe në cilësinë e tyre.
Përfundojnë garat e Kupës ekipore të Kosovës në shah dhe fitues del KSH”Prizreni”. Pjesa finale e garës u mbajt me datën 10-11.12.2022, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me ç’rast u zhvilluan ndeshje mjaft interesant në mes të ekipeve të Super Ligës:Dardania,Drejtësia,Prizreni dhe Ferizaji.
Në gjysëm-finale u takuan kampioni i Super Ligës KSH”Dardania” dhe KSH”Prizreni”, ku doli fitues ekipi nga Prizreni me rezultat 3:1 ,ndërsa në meqin tjetër gjysëm-final u takua nën-kampioni KSH”Drejtësia” dhe KSH”Ferizaji” dhe fitues doli klubi nga Prishtina KSH”Drejtësia” me rezultat identik 1:3.
Meqet finale u zhvilluan të dielen me datën 11.12.2022, dhe ishte luftë e vërtet në tabelen e shahut në mes ekipeve pjesëmarëse ku në fund pas 5-orëve lojë fitues doli KSH”Prizreni” i cili e mundi KSH”Drejtësia” me rezultat 2.5-1.5, ndërsa në meqin tjetër për vendin e trete ishte luftë edhe më e ashpër ku pas lojëve të regullta rezultati ishte i barabartë 2.0-2.0 dhe fituesi u përcaktua në lojën e shahut të shpejtë ( formati blitz) ku fitues doli KSH”Dardania” me rezultat 5.0-3.0.
Radhitja përfundimtare:
KSH”PRIZRENI”
KSH”DREJTËSIA”
KSH”DARDANIA”
KSH”FERIZAJI”
Në përbërjen e ekipit fitues ishin këta shahistë:
Besim Kryeziu
Eldit Saiti
Naim Sahitaj
Valmor Bardhi
Vlenë të përmendet fakti se KSH”Prizreni” e fitoj Kupën e Kosovës pas plotë 20-viteve që tregon një rikthim të saj në eliten e shahut Kosovarë.
Fillon kapionati Evropian për të rinj në Antalia të Turqisë ku në mesin e 1000 shahistëve nga 46 Shtete Evropiane , pjesëmarrës janë edhe të rinjet tanë.
Delegacioni i Kosovës përbëhet nga:
Selektori: SABAHUDIN KOLLARI
Shahitët: SOFIAN RULI (U14) VALENTIN URUÇI(U16)
si dhe
Shahistet: JONA REÇICA (U14) RINESA SARAÇI (U18)
Kampionati do të zhvillohet nga data 05-15 Nentor’22 dhe ju dëshirojmë sukses përfaqësuesve tanë.
Përfundon Kampionati i 24-t Evropian për të moshuar në Dresden të Gjermanisë. Veteranët e Kosovës në debutimin e tyre arijnë rezultat të shkëlqyeshëm duke u rradhitur në vendin e 17 nga 42 ekipe pjesëmarëse me 10 pikë të fituara. Rezultatet e repezentacionit tonë të veteranëve ishin:
Xhirro 1.Kosovo – Schach(t)jungs Bannewitz 3 : 1 1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – Jeute, Peter (s) 1863 ½ – ½ 2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – Steinbach, Wolfgang (w) 1922 ½ – ½ 3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Bussler, Juergen (s) 1881 1 – 0 4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Koehn, Walter (w) 1759 1 – 0
Xhirro 2. England 65 – 1 – Kosovo 2½:1½ 1.IM Large, Peter G (w) 2257 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 1 – 0 2.IM Martin, Andrew D (s) 2359 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½ 3.IM Povah, Nigel E (w) 2205 – FM Berisha, Enver (s) 2123 1 – 0 4.FM Britton, Richard L (s) 2132 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 0 – 1
Xhirro 3. Kosovo – Ireland 1 3 : 1 1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – IM Orr, Mark J L (s) 2088 0 – 1 2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – CM Harding, Tim D (w) 1955 1 – 0 3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – O`Connor, Eddie (s) 1956 1 – 0 4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – James, Kevin (w) 1790 1 – 0
Xhirro 4. Germany 1 – Kosovo 3 : 1 1.GM Paehtz, Thomas (w) 2345 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 ½ – ½ 2.IM Brueggemann, Joachim (s)2310 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½ 3.FM Kiefer, Gerhard (w) 2222 – FM Berisha, Enver (s) 2123 1 – 0 4.FM Buchal, Stephan (s) 2245 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 1 – 0
Xhirro 5. Kosovo – England 65 – 2 3 : 1 1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – Orton, Stephen L A (s) 2107 ½ – ½ 2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – Reynolds, D Ian W (w) 2006 1 – 0 3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Tucker, David S (s) 1898 1 – 0 4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Scowen, Roger S (w) 1833 ½ – ½
Xhirro 6. SC Kreuzberg Berlin – Kosovo 2 : 2 1.IM Glienke, Manfred,Dr.(w) 2203 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 ½ – ½ 2.FM Rahls, Peter (s) 2223 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½ 3.Sprotte, Norbert (w) 2161 – FM Berisha, Enver (s) 2123 ½ – ½ 4.Steiger, Michael (s) 2009 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 ½ – ½
Xhirro 7. Kosovo – SK 2012, Danmark 3 : 1 1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – Thuesen, Mogens (s) 2204 0 – 1 2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – Kolbak, Jens (w) 2175 1 – 0 3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Holst, Per (s) 2075 1 – 0 4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Andersson, Finn (w) 1712 1 – 0
Xhirro 8. Kosovo – Finland 65 ½ :3½ 1.IM Sadiku, Bedri (w) 2206 – GM Westerinen, Heikki M.J. 2243 0 – 1 2.FM Xheladini, Mahmut (s) 2201 – IM Binham, Timothy F. (w) 2285 0 – 1 3.FM Berisha, Enver (w) 2123 – Tuomala, Timo (s) 2162 0 – 1 4.Bujupi, Fatmir (s) 2026 – Hietala, Pekka (w) 1955 ½ – ½
Xhirro 9. Belgium 1 – Kosovo 2 : 2 1.IM Rooze, Jan (w) 2252 – IM Sadiku, Bedri (s) 2206 1 – 0 2.FM Meulders, Richard (s) 2220 – FM Xheladini, Mahmut (w) 2201 ½ – ½ 3.Luminet, Denis (w) 2135 – FM Berisha, Enver (s) 2123 ½ – ½ 4.Van de Wynkele, Herman (s) 2033 – Bujupi, Fatmir (w) 2026 0 – 1
Tabela perfundimtare:
Rg. Team ( Points ) 1 Lasker Schachstiftung GK (15) 2 Finland 65 (13) 3 Germany 3 (13) 4 Sweden 1 (13) 5 Schweiz (13) 6 SC Kreuzberg Berlin (12) 7 Cercle d’Echecs de Strasbourg (12) 8 England 65 – 1 (11) 9 Germany 2 (11) 10 Germany 1 (11) 11 Belgium 1 (11) 12 Austria 65 (11) 13 Koninklijke DD (11) 14 SV Dresden-Leuben (10) 15 SC Eppingen (10) 16 Schachfreunde Leipzig (10) 17 Kosovo (10) 18 Siebenlehner SV (10) 19 USG Chemnitz (10) 20 Iceland 65 (9) 21 Ireland 1 (9) 22 SV SchwarzWeiß Königsbrück (9) 23 Scotland (8) 24 Sweden 2 (8) 25 England 65 – 2 (8) 26 Ireland 2 (8) 27 Oranje (8) 28 SV TuR Dresden (8) 29 Schach(t)jungs Bannewitz (8) 30 Deutsche Bahn 2 (8) 31 SK 2012, Danmark (7) 32 SV Aufbau Bernburg (7) 33 Germany Women (7) 34 Schwarzwald 65 (7) 35 Turku (7) 36 SV Dresden-Striesen (6) 37 England 65 – 3 (6) 38 SK Heidenau Ü65 (6) 39 BSV Chemie Radebeul 65 (5) 40 USV TU Dresden (5) 41 Randbauern (4) 42 Rochade MV (3)
Përveq suksesit të veteranëve tanë vlenë të ceket edhe fitimi i normës ndërkombëtare (IA) për arbitër të z.Fadil Pireva e cila njëkohësisht e fuqizon pozicionin e Federatës së Shahut të Kosovës në dhënjen e drejtësisë edhe në garat ndërkombëtare si dhe në organizimin e tyre në të ardhmen.
Federata e Shahut e Kosovës për herë të parë në historin e saj me reprezentacionin e veteranëve përfaqësohet në Kampionatin e 24-t Evropian për të moshuar ( 65+), në Dresden të Republikës së Gjermanisë. Reprezentacioni ynë prezentohet nga këta shahistë tanë të respektuar: Tabela 1. ( IM ) Bedri Sadiku Tabela 2. ( FM ) Mahmut Xheladini Tabela 3. ( FM ) Enver Berisha Tabela 4. Fatmir Bujupi
Gjithashtu Kosovën në këtë kampionat e përfaqëson edhe arbitri ynë i shahut z.Fadil Pireva. Me pjesëmarjen e delegacionit nga Kosova në këtë kampionat, Federata e Shahut e Kosovës bëhet pjesë e pandashme e shahut Evropian dhe Botëror në të gjitha kategoritë.
Gjatö muajit tetor, shahu kosovar do tö jetë mjaft aktiv si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në atë vendore.
Sot në Cetinje të Malit të Zi fillon Kampionati Individual Ballkanik për grupmosha të reja, në të cilën përpos vendeve të rajoonit merr pjesë edhe Kosova me 12 shahistë dhe shahiste që është një numër rekord i pjesëmarrësve në Kosovën e pasluftës.
Më 02 tetor në Mayrhofen të Austrisë starton Kupa Evropiane e Klubeve në të cilën Kosova përfaqësohet me dy klubet më të mira në Kosovë për momentin, Dardania dhe Drejtësia. Kjo garë do të hyjë në historinë e shahut evropian si gara më masive me gjithsejt 87 klube, edhepse sivjet në konkurencën e meshkujve po mungojnë klubet nga top vendet e shahut Rusia, Armenia, Gjeorgjia dhe Bellorusia si dhe ato të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi. Maqedonisë etj.
Më 15 tetor fillon Kampionati ekipor i Kosovës për femra, në të cilën gjer më tani janë lajmëruar 10 klube për pjesëmarrje.
Më 21 tetor starton turneu ndërkombëtar i shahut Skopje Open 2022. Në këtë turne të tipit të hapur, do të jenë pjesëmarrës edhe shahistët e Kosovës.
Më 26 tetor për herë të parë Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin ekipor evropian për veteranë (mbi moshën 65 vjeçare) në Dresden të Gjermanisë. Urojmë që veteranët tonë të udhëhequr nga IM Bedri Sadiku do të debutojnë me sukses dhe do t na gëzojnë me rezulatete të mira.
Më 28 tetor NLB Banka e organizon turnen memorial MUSTAFË IBRAHIMI, turne njëditor në shahun blitz.
Pra muaj mjaft i ngjeshur me aktivitete shahu. I urojmë suksese dhe lojë të mira të gjithë pjesëmarrësve në këto aktivitete.
Me datën 15.09.2022, u mbajt takimi i rradhës i Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës z.Armend Budima me Kryetarin e Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri.
Ne takim u diskutua mundësia e sigurimit të parcelës për ndërtimin e Shtëpisë së Shahut, projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do të mundësonte zhvillimin e lojës së shahut përkrahë sporteve të mirënjohura në Komunën e Pejës si Xhudo,Futbolli,Basketbolli, Hendbolli etj.
Federata e Shahut e Kosovës morri mbështetjen për këtë projekt nga kryetari z.Gazmend Muhaxheri, i cili u zotua se do të shikoj të gjitha mundësite që ky projekt të realizohet në Komunën e Pejës e njëkohësisht të përkrahet më tepër financiarisht edhe Klubi i Shahut”Peja”.
Me këtë rast komunitet i shahistëve dëshiron ta falëmnderoj kryetarin e Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri për mbështetjen e tij për projektin tonë, projekt i cili do të mundësoj zhvillimin e lojës së shahut në Komunën e Pejës në 50-vitet e ardhshme.
Ka perfunduar Kampionati Individual i Kosoves per grupmosha te reja’2022. Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës nga 13 deri 21 gusht është zhvillua Kampionati individual i Kosovës për grupmoshat e reja 8-18 vjeç. Garat u zhvilluan në sallën e shahut të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në këtë kampionat morën pjesë 27 shahistë në të dy konkurrenca(vajza dhe djem). Pas nje gare shume interesante ne grupe u shpallen edhe fituesit sipas kategorive ( U8-U10,U12-U14,U16-U18). Fituesit e grupeve do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik që për herë të parë do të mbahet në Cetinje të Malit të Zi nga 30 shtator deri më 8 tetor 2022. Tabela perfundimtare sipas grupeve:
Ka përfunduar Olimpiada 44 e Shahut në Chennai të Indisë , ku pjesëmarrëse ishin 188-shtete tek meshkujt si dhe 162-shtete tek femërat. Federata e shahut e Kosovës ishte pjesëmarrëse në këtë ngjarje sportive me dy formacione atë të meshkujve dhe femërave dhe pati paraqitje dinjitoze .
Në plasmanin përfundimtar u radhitën në vendin e 87 me 11 pikë reprezentuesit meshkuj dhe në pozitën e 109 me 10 pikë reprezentueset tona.
Titullin e kampionit e fituan përfaqësuesit e shtetit të Uzbekistanit si dhe tek femërat përfaqësueset e shtetit të Ukrahinës.
Vetë pjesëmarrja e Federatës së shahut të Kosovës në këtë ngjarje sportive përbën sukses në vete sepse shahistët janë sportistët e parë deri tani të cilëve ju mundësua hyrja në shtetit e Indisë dhe u përfaqesuan të barabartë me të gjitha shtetet tjera të botës pjesëmarrëse në Olimpiaden e 44 të Shahut në Chennai të Indisë.