Superliga e Kosovës 2022 – Dardania kampione

Dardania kampione e Kosovës

Pas pesë ditë garash  të zhvilluara në ambientet e Capital-Gate ka përfunduar Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah. Garë kjo e organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës. Në këtë kampionat morën pjesë 6 ekipe nga të cilat pati lojëra cilësore dhe korrekte. Ashtu si edhe në kampionatin e shkuar edhe në këtë kampionat kampioni u përcaktua në xhironë e fundit. Për këtë titull u përballën dy ekipet e kryeqytetit, Dardania dhe Drejtësia.Takimi Dardania-Drejtësia përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Kështu Dardania me 4 fitore dhe një barazim me 9 pikë të tubuara për herë të parë fitoi titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2022. Kampioni i vjetëm Drejtësia me 3 fitore dhe dy barazime me 8 pikë është nën kampione. Prishtina shënoi fitore kundër Hyzri Tallës 3,5:2,5. Me këtë fitore ata u renditën në pozitën e tretë me 5 pikë, kurse Prizreni mposhti Drenicës me rezultat të thellë 5:1.

Nga Superliga e Kosovës, largohen Deçani dhe Istogu të cilat nuk morën pjesë në garat e këtij kampionati.

Dy anëtarët e rinj të Superligës do të dihet pas garave që që do të zhvillohen në Prishtinë nga 4 deri më 8 qershor.

Kampioni i Kosovës, Dardania ka fituar të drejtën të jetë pjesëmarrës në Kupën e Evropës që do të mbahet nga 2 deri më 10 tetor 2022 në Mayrhofen të Austrisë.

Superliga e Kosovës 2022 – xhiro III

Takimet e xhirosë së 3-të të Kampionatit të Superligës së Kosovës në shah që u zhvilluan të sot sollën lojëra të mira dhe interesante. Befasi bëri ekipi i Prizrenit i cli luajti baras 3:3 me kampionin aktual Drejtësinë. Në anën tjetër takimi i rivalëve vendor nga kryeqendra ndërmjet Dardanisë dhe Prishtinës përfundoi ne fitoren e thellë të Dardanisë 5:1. Me këtë fitore ata kryesojnë në renditje të vetmuar me pikë të plota 6, kurse Drejtësia ka një pikë më pak në pozitën e dytë. Prishtina mbetet e treta me 3 pikë. Fitoren e parë në këtë kampionat e ka shënuar Hyzri Talla nga Podujeva e cila ka mundur Drenicës me rezultat bindës 5:1.Hyzri Talla dhe Prizreni kanë nga 2 pikë, kurse Drenica mbetet pa pikë. Takimet e xhirosë së 4-të, zhvillohen të martën, më 24 maj nga ora 15,00.

Luajnë:

Dardania-Drenica

Prishtina-Drejtësia

Prizreni-Hyzri Talla

Superliga e Kosovës 2022

Në ambientet e Capital-Gate, ka fillua Kamionati ekipor i Kosovës në shah. Në këtë kampionat që zgjatë nga 21 deri më 25 maj po marrin pjesë 6 ekipe të cilat do të luftojnë për titullin e kampionit. Kampionatin e shpalli të hapur, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke iu uruar ekipeve pjesëmarrëse sukses dhe lojëra korrekte.

Dardania, Prishtina, Prizreni, Hyzri Talla. Drejtësia dhe Drenica.

 Zhgënjyese është tërheqja e dy klubeve Istogu dhe Deçani të cilat sado pak e zbehën këtë garë.

Në xhiron e parë, Dardania nga Prishtina, ka shënuar fitore të thellë ndaj ekipit Hyzri Talla të Podujevës 5,5:0,5, kurse Prizreni dhe Prishtina luajtën baras 3:3. Takimi Drenica-Drejtësia u luajt të dielën nga ora 10,00 dhe ekipi prishtinas e fitoi ndeshjen me rezultat 4 :2.

Në takimet e xhirosë së 2-të ekipet nga kryeqyteti shënuan fitore. Drejtësia ka shënuar fitore ndaj Hyzri Tallës 5,5:0,5, Dardania ka mposhtur Prizrenin 4,5:1,5, kurse Prishtina ka shënuar fitoren e parë duke mundur Drenicës 4:2.

Pas xhirosë së 2-të, kryesojnë Drejtësia dhe Dardania me nga 4 pikë, Prishtina ka 3 pikë, Prizreni 1 pikë, kurse Drenica e Hyzri Talla pa pikë.

Takimet e xhirosë së 3-të, zhvillohen sot, më 23 maj nga ora 15,00.

Luajnë:

Hyzri Talla-Drenica

Drejtësia-Prizreni

Dardania-Prishtina

Linku i rezultateve : http://chess-results.com/tnr640453.aspx?lan=0&turdet=YES

Turneu kualifikues për Kampion bote

Nga 16.06 – 07.07.2022 në Madrid të Spanjës do të fillojë turneu kualifikues për kampion bote në të cilin do të marrin pjesë 7 shahistët e kualifikuar në turnetë Grand Prix të cilëve iu bashkangjit kinezi Liren Ding pas suspendimit të rusit Sergey Karjakin për shkak të deklaratave të tij pro-luftës në Ukrainë. Do të luhet sipas sistemit berger me ndeshje kthyese dhe fituesi do të takohet në vitin 2023 (data dhe vendi ende të panjohura) në ndeshjen finale për kampion bote kundër Magnus Carlsen. Natyrisht vëmendja e dashamirëve të shahut është e kthyer nga Alireza Firouzja i cili pas marrjes së nënshtetësisë franceze ka treguar rezultate mahnitëse sidomos në Kampionatin Ekipor Evropian, dhe sipas shumë njohësve të shahut do të jetë një kundërshtar i papërshtatshëm për kampionin aktual botëror.

Kandidatët :

  1. Liren Ding – Kina – Elo 2806
  2. Alireza Firouzja – Francë – Elo 2804
  3. Fabiano Cauana – SHBA – Elo 2786
  4. Richard Rapport – Hungari – Elo 2776
  5. Jan Nepomniachtchi – Rusia – Elo 2773
  6. Hikaru Nakamura – SHBA – Elo 2760
  7. Teimour Radjabov – Azerbejxhan – Elo 2753
  8. Jan-Krzysztof Duda – Poloni – Elo 2750

Turneu i VII-të Memorial i Shahut ”FADIL NIMANI – Komandant Tigri”

Të dielen më 15.05.2022 në një ambient të bukur të restarurant Panorama në Likovë, u mbajt turneu i shtatë memorial i shahut ‘’Fadil Nimani – Komandant Tigri’’ , i organizuar nga klubi i shahut Teuta.

Morën pjesë gjithsejt 101 shahistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Bazuar në FIDE rejtingun ishte lehtë të vërehet se për titullin e më të mirit do të garojnë 5 shahistë prej të cilëve 3 ishin nga Kosova, IM Nderim Saraçi, FM Endrit Uruçi dhe Muhamet Asllani. ndërsa nga Shqipëria IM Llambi Pasko dhe nga Maqedonia FM Dejan Dinev.  Fundi i erdhi ashtu siç ishte paraparë, ndeshjet direkte ndërmjet këtyre shahistëve e përcaktuan kampionin në të cilat Muhamet Asllani doli më i suksesshmi me 7.5 pikë nga 9 ndeshje. Pët të mirë befasoi veterani Sotir Pasku i cili u plasua në vendin e katërt. Veterani më i suksesshëm ishte Hamzë Bimbashi, juniori Valton Xheladini dhe shahisti vendor Lirim Jashari. Befasi e këndshme ishte edhe plasmani i të riut nga Kamenica, Bujar Fetiut në vendin e shtatë.

Tabela dhe rezultatet : http://chess-results.com/tnr637795.aspx?lan=0&art=4

SUPERLIGA E KOSOVËS 2022 – 21/26.05.2022

Nga data 21 – 26.05.2022 në sallën e konferencave në objektin Capital Gate e cila gjendet në zonën industriale përballë ETC në Prishtinë, do të mbahet Superliga e Kosovës në shah. Pjesëmarrëse do të jenë gjithsejt 7 klube nga 5 qytete të Kosovës. Zhgënjyese është mospjesëmarrja e klubit të Deçanit të cilët paksa e zbehën masivitetin dhe çrregulluan sistemin e garave. Në bazë të formacioneve priten ndeshje aktraktive të cilat do të transmetohen online në veb faqen e Federatës dhe në rrjetin social facebook. Sikurse vitet e kaluara edhe sivjet shorti do të jetë i dirigjuar në bazë të mesatares së rejtingut, short i cili po e bënë më interesant kampionatin sepse nuk po dihet deri në xhiron e fundit se kush po bëhet kampion dhe kush po kalon në rangun më të ulët të garave. I urojmë suksese të gjitha klubeve. Rregullorja e garave gjindet tek dosja e dokumenteve.

Linku : Schachturnier-Ergebnisserver Chess-results.com – Superliga e Kosoves 2022