KSH”DREJTЁSIA-TROKADERO” KAMPIONE E KOSOVЁS PЁR KLUBE

Kampionati ekipor i Kosovës është mbajtur nga data 17.05-22.05.2024, në hapësirat e Capital Gate në Prishtinë. Përgjatë tërë kampionatit u treguan lojë shumë cilësore të shahut si dhe rivaliteti në mes klubeve ishte i lartë si për titullin e Kampionit te Kosovës ashtu edhe për mbetjen e klubeve në Super Ligë! Në fund, me plotë meritë doli kampion KSH”Drejtësia-Trokadero” e cila i shënoi 6-fitore dhe pësoi vetëm një humbje nga nën-kampion KSH”Dardania” dhe me 12-pikë nga 14-pikët e mundshme u shpall kampion për të 11-herë.
Nga Super Liga u larguan KSH”Vëllaznimi” dhe KSH”Peja” të cilat u klasifikuan vitin e kaluar nga Liga e dytë, mirëpo nuk aritën që ta mbajnë statusin e klubeve të Super Ligës!, në fund plasmani përfundimtarë ishte:

SUPER LIGA:

  1. KSH”DREJTЁSIA-TROKADERO” 12-pikë
  2. KSH”DARDANIA” 10-pikë
  3. KSH”FERIZAJI” 8-pikë
  4. KSH”PRIZRENI” 8-pikë
  5. KSH”PRISHTINA” 7-pikë
  6. KSH”HYZRI TALLA” 6-pikë
  7. KSH”VЁLLAZNIMI” 2-pikë
  8. KSH”PEJA” 2-pikë

Kampioni ekipor i Kosovës do ta perfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian Ekipor i cili do të mbahet nga data: 19.10-27.10.2024, në Vrnjacka Banja, Serbia.

Kosova në Kampionatin Evropian për senior (+65)

Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian për senior(+65) e cila po mbahet në Terme Čatež të Slovenisë po e përfaqëson reprezentacioni i saj në këtë formacion:

  1. Bedri Sadiku (IM)
  2. Mahmut Xheladini (FM)
  3. Fatmir Bujupi
  4. Xhevat Suhogërlla dhe
  5. Shemsedin Sherifi

Veteranëve tanë ju dëshirojm sukses në këtë garë prestigjioze Evropiane dhe ta perfaqësojnë vendin tonë
në mënyren më të mirë të mundeshme!

Kryetari i FSHK-s takon Kryetarin e FIDE-s

Gjajtë kampionatit botëror për grupmoshat deri 12-vjeç të mbajtur në Durrës të Shqipërisë, kryetari i FSHK-s Armend Budima zhvilloj një takim me kryetarin e FIDE-s z.Arkady Dvorkovich, ku u bisedua për bashkëpunimin më të ngushtë në mes Federatës Botërore të Shahut dhe Federatës së Shahut të Kosovës si dhe u diskutua mundësia që për herë të parë në historin e FIDE-s një kryetar i saj ta vizitoj Kosovën personalisht!
Takimi ishte miqësor dhe biseda ishte e hapur për qështje dhe propozime të ndryshme për avansimin e shahut në vendin tonë ku mbeshtetja e FIDE-s nuk do të mungoj.