Rinesa Saraçi, e 39 në botë

Në Kampionatin Botëror për të rinj të zhvilluar në Montesilvano të Italisë ku
pjesëmarrës ishin edhe të rinjët nga Kosova në tri kategori ( U14,U16,U18),
Rinesa Saraçi e arinë rezultatin më të mirë për femëra ndonjëhere të aritur
nga shahistet tona të reja, ajo me 6-pikë nga 11-lojë të zhvilluara radhitet
në vendin e 39 në botë nga 86-pjesëmarrëse në kategorinë e saj.
Ky sukses i të rinjëve dhe të rejave tona tregon se shahu tek moshat e reja
ka filluar të zhvillohet dhe të ketë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

Kampionati Botëror për të rinj 2023

Kampionati Botëror për të rinj 2023 do të mbahet në Montesilvano, Pescara të Italisë nga data: 13.11-24.11.2023. Në mesin e pjemëmarrëseve nga mbarë bota do të jenë këta shahistë të rinj dhe shahiste të reja nga Kosova:

Tek të rinjët:

  1. LIR BASHA (U14)
  2. ALAUDIN SHTAVICA (U16)
  3. AHMET JUSUFI (U18)

Tek të rejat:

  1. RONA SHARKU (U14)
  2. JONA REÇICA (U16)
  3. RINESA SARAÇI(U18)

Në mesin e 187 pjesëmarrësve të moshës deri 14-vjeçare tek të rinjët Kosovën do ta përfaqësoj LIR BASHA , ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 143-shahistëve nga mbarë bota do ta kemi shahistin tonë ALAUDIN SHTAVICA, si dhe në kategorinë më të fortë të shahistëve të rinj deri në moshën 18-vjeçare në mesin e 129-pjesëmarrësve, Kosova do të përfaqësohet me AHMET JUSUFIN.

Tek vajzat e reja në kampionatin Botëror, Kosovën do ta përfaqësoj tek 14-vjeçaret RONA SHARKU e cila do të jetë pjesëmarrëse së bashku me 130 shahistet nga mbarë bota, ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 107 shahisteve të kësaj moshe do të jetë JONA REÇICA, si dhe në kategorinë më të fortë tek 18-vjeçaret RINESA SARAÇI do te jetë në mesin e 85-shahisteve më të mira botërore.

Kjo është ngjarja më e madhe Botërore dhe Kosova pas nje kohe shumë të gjatë dërgon shahistet dhe shahistët e rinj më të mirë respektivisht Kampionët e Kosovës të kategorive përkatëse.

Për pjesëmarjen e shahistëve tanë edhe Federata Botërore e Shahut ( FIDE ) ka lëshuar një deklarat ku thotë:

” Shahistët e talentuar dhe premtues nga Kosova janë gati të lënë gjurmë në Kampionatin Botëror të të rinjve FIDE!
Delegacioni Kosovar do të shfaqë shkëlqimin e saj në skenën globale prandaj të bashkohemi në mbështetje dhe të brohorasim për suksesin e tyre!”

Kampionati Evropian i Kombëtareve 2023

Kampionati Evropian i Kombëtareve 2023 do të mbahet në Budva të Malit të Zi nga data: 10.11-21.11.2023.
Pjemëmarrëse janë kombëtaret nga 38-shtete Evropiane dhe në mesin e tyre edhe kombëtarja jonë , e cila
këtë vit paraqitet me një kombëtare të përtrirë e përbërë nga këta shahistë:

  1. NDERIM SARAÇI (IM)
  2. ENDRIT URUÇI (FM)
  3. MUHAMET ASLLANI
  4. KORAB SARAÇI (CM)

Në mesin e pjesëmarrëseve të cilët përfaqësojnë komëtaret e tyre janë edhe disa nga shahistët më të mirë
Evropian dhe Botëror duke perfshire shahistin më të mirë në botë No.1 Magnus Carlsen ( NOR), si dhe
Richard Rapport ( ROU),Teimour Radjabov ( AZE),Shakhriyar Mamedyarov(AZE),Vincent Keymer(GER) etj.

Kjo është ngjarja më e madhe Evropiane për shtete pjesëmarrëse dhe reprezentacionit Kosovar i dëshirojmë
sukses dhe paraqitje dinjitoze në këtë garë prestigjioze.