Kryetari i FSHK-s takon Kryetarin e FIDE-s

Gjajtë kampionatit botëror për grupmoshat deri 12-vjeç të mbajtur në Durrës të Shqipërisë, kryetari i FSHK-s Armend Budima zhvilloj një takim me kryetarin e FIDE-s z.Arkady Dvorkovich, ku u bisedua për bashkëpunimin më të ngushtë në mes Federatës Botërore të Shahut dhe Federatës së Shahut të Kosovës si dhe u diskutua mundësia që për herë të parë në historin e FIDE-s një kryetar i saj ta vizitoj Kosovën personalisht!
Takimi ishte miqësor dhe biseda ishte e hapur për qështje dhe propozime të ndryshme për avansimin e shahut në vendin tonë ku mbeshtetja e FIDE-s nuk do të mungoj.

Kontribo për Federatën e Shahut të Kosovës

Tani edhe ju mund të bëheni pjesë e Federatës së Shahut të Kosovës përmes aplikacionit “DHURO“,
ku mund të kontriboni në zhvillimin e shahut në Kosovë përmes mbledhjes së fondeve të cilat
drejtëpërdrejt shkojnë në zhvillimin e shahut tek të gjitha kategoritë e saja.

Njoftim: Tani për tani mund të jepni donacioni përmes kartelave bankare, Mastercard dhe Maestro
si dhe përmes e-banking nga bankat e Kosovës, e në një të afërme jo të largët edhe përmes
karteles bankare,VISA.

Ju falmënderohemi për çdo kontribut të juajin,
Federata e Shahut e Kosovës

NDERIM SARAÇI-KAMPION APSOLUT I KOSOVЁS PЁR VITIN 2023

Nderim Saraçi arin ti unifikoj të tre titujt e Kampionit të Kosovës për vitin 2023,
ai pergjatë Festivalit të Shahut të mbajtur në ambientet e Hotelit “AFA” në Prishtinë
ariti që ti fitoj titujt e Kampionit në shahun standard,rapid dhe blitz!.
Përveq që i fitoj titujt edhe rezultatet e tij ishin mbresëlënëse , në Kampionatin
Individual në tempon e lojës Standarde ariti ta fitoj titullin me 9-pikë nga 9-lojë
( rezultat i Fisherit!), në atë RAPID e fitoj titullin e Kampionit me 8-pikë nga 9-lojë
( vetëm dy barazime), si dhe në tempon e lojës BLITZ dul fitues me 13-pikë nga 13-lojë,
që tregon performacë fenomenale të tij përgjatë gjithë kampionatit.
Nderimit i urojm sukses edhe në rrugëtimin e tij për KRYEMJESHTЁR!

Në garën e femrave, Arlinda Aliu mbrojti titullin e kampiones së Kosovës për femra me fitoren e saj në xhirron e fundit ndaj Lorenda Saraçit. Arlinda grumbulloi 6.5/7, duke fituar gjashtë ndeshje dhe duke barazuar me Jona Reçicën. Ky është titulli i katërt kombëtar i Arlinda Aliut!