KORAB SARAÇI-Kampion Evropian i shahut amator 2024

Kampionati Evropian i shahut amator 2024 u zhvillua nga 24 gusht deri më 1 shtator në Mali Lošinj, Kroaci.

Ngjarja u luajt në tre kategori : U1700, U2000 dhe U2300 dhe fituesit e secilës kategori u kurorëzuan me titullin Kampionë Evropianë të shahut amator për kategorinë përkatës të raitingut.

Megjithë humbjen në raundin e fundit, Korab Saraçi (KOS, 2186) doli fitues i vetëm i turneut në kategorinë U2300, duke tubuar 6.5 pikë. Tre lojtarë të tjerë luftuan për medaljen e argjendtë duke shënuar nga 6 pikë secili: Luka Skuhala (SLO, 2145), Loris Tavernier (FRA, 2008) dhe Muhamet Asllani (KOS, 2232), por Luka Skuhala pati taebreak-un më të mirë për të fituar medaljen e argjend, Loris Tavernier fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Muhamet Asllani përfundoi i katërti.
Lojtarja më e mirë e renditur në këtë garë ishte Olena Lutsenko (SLO, 1761) e cila fitoj titullin e Kampiones Evropiane të shahut amator për femra 2024 në kategorinë U2300.

Në ceremonin e mbylljes së aktivitetit mori pjesë edhe zëvendëspresidenti i ECU z. Alojzije Janković, i cili iu drejtua lojtarëve si dhe mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.