LIR BASHA-Kampion i Evropës për kadetë (U14)

Në garat Evropiane për kadetë nga mosha 8-vjeçare deri në moshën 14-vjeçare e cila është mbajtur në qytetin e Mureck-ut të Austrisë, LIR BASHA doli kampion Evropian deri ne moshën 14-vjeçare, ai doli fitues me 7-fitore dhe 2-barazime nga 9-lojët e zhvilluara.
Kosova në këto gara Evropiane ishte e përfaqësuar nga:

  1. LIR BASHA (U14)
  2. TROI KRASNIQI (U12)
  3. JAKOB BUZHALA (U12) dhe
  4. UJVES SHARKU (U12)

Të gjithë përfaqësuesit e rinjë të Kosovës kishin paraqitje dinjitoze në këto gara, gjë që tregon se kualiteti i shahistëve tanë të vegjël është në rritje dhe tani vetëm se kanë filluar ti korrin frytet e punës së tyre.
Rezultatet e shaistëve tanë të tjerë ishte:

  • Troi Krasniqi vendi i 8
  • Ujves Sharku vendi i 12
  • Jakob Buzhala vendi i 15

Shahistëve tanë të rinjë ju dëshirojmë sukses edhe në garën e radhës, në Kampionatin Individual Evropian për të rinjë i cili do të mbahet nga data: 21.08-01.09.2024, ne Pragë të Çekisë.