Nga 16.06 – 07.07.2022 në Madrid të Spanjës do të fillojë turneu kualifikues për kampion bote në të cilin do të marrin pjesë 7 shahistët e kualifikuar në turnetë Grand Prix të cilëve iu bashkangjit kinezi Liren Ding pas suspendimit të rusit Sergey Karjakin për shkak të deklaratave të tij pro-luftës në Ukrainë. Do të luhet sipas sistemit berger me ndeshje kthyese dhe fituesi do të takohet në vitin 2023 (data dhe vendi ende të panjohura) në ndeshjen finale për kampion bote kundër Magnus Carlsen. Natyrisht vëmendja e dashamirëve të shahut është e kthyer nga Alireza Firouzja i cili pas marrjes së nënshtetësisë franceze ka treguar rezultate mahnitëse sidomos në Kampionatin Ekipor Evropian, dhe sipas shumë njohësve të shahut do të jetë një kundërshtar i papërshtatshëm për kampionin aktual botëror.
Kandidatët :
- Liren Ding – Kina – Elo 2806
- Alireza Firouzja – Francë – Elo 2804
- Fabiano Cauana – SHBA – Elo 2786
- Richard Rapport – Hungari – Elo 2776
- Jan Nepomniachtchi – Rusia – Elo 2773
- Hikaru Nakamura – SHBA – Elo 2760
- Teimour Radjabov – Azerbejxhan – Elo 2753
- Jan-Krzysztof Duda – Poloni – Elo 2750