Më 19 – 20 mars 2022 në qytetin e Francës Lion u mbajt Kampionati Individual I shteteve frankofolëse në shahun rapid nëtë cilën morën pjesë 169 shahistë nga 13 shtete, në mesin e të cilëve 8 GM, 11 IM dhe 8 FM. Në mesin e tyre ishin edhe 5 shahistë nga Kosova : IM Nderim Saraçi, FM Murtez Hondozi, FM Afrim Fejzullahu, FM Avni Ermeni dhe Fisnik Lika.Kampionati u luajt në dy faza : Faza kualifikuese prej 10 xhirove dhe faza finale në të cilën u kualifikuan 8 vendet e para nga kualifikuesja.Nderim Saraçi edhepse startoi me një humbje me një seri prej 7 fitore rradhazi dhe dy barazime në dy xhirot e fundit, arriti me 8 pikë të tubuara të plasohet në fazën finale duke u rradhitur në vendin e pestë.Në fazën finale u luajt me sistem eliminues. Nderimi u takua me GM Christian Bauer (2613) kundër të cilit pësoi humbje pasi që iu dasht lojën remit a sakrifikojë për të luajtur për fitore sepse me barazim kualifikohej kundërshtari. Radhitja e finalsitëve ishte : 1. GM Maxime Lagarde2. IM Pierre Laurent-Paoli3. GM Christian Bauer4. GM Alexandre Dgebuadze5. IM Yohan Benitah6. IM Nderim Saraci7. GM Gabriel Flom8. IM Anatole VlachosNdërsa shahistët tjerë kosovarë u radhitën në vendet :Murtez Hondozi 23, Avni Ermeni 39, Afrim Fejzullahu 55 dhe Fisnik Lika 65.Nderimit i urojmë suksese ndërsa shahistët tjerë i falënderojmë që na përfaqësuan denjësisht dhe në një numër aq të madh.
Kampionati Individual i shteteve frankofolëse në shahun rapid – IM Nderim Saraçi i gjashti
Sunday, 20 March 2022
KSH”DARDANIA”fituese e Kupës së Kosovës
Monday, 4 November 2024
KORAB SARAÇI-Kampion Evropian i shahut amator 2024
Monday, 2 September 2024
LIR BASHA-Kampion i Evropës për kadetë (U14)