Pas 8-dite garash në Durrës përfundon Kampionati Evropian për klube ku pjesëmarres ishin
edhe 3-klubet më të mira të Kosovës.
Kampion në konkurencen e meshkujve shpallet, klubi i shahut”Offerspill Sjakklubb” nga Norvegjia
e cila në rradhët e veta e pati Magnus Carlsen shahistin më të mirë momentalisht në botë dhe i
cili nga shumë expert të shahut konsiderohet shahisti më i mirë në historinë e shahut deri në
ditët e sotme, ndërsa në konkurencën e femërave kampione u shpall klubi i shahut”Superchess”
nga Rumania.
Klubet e Kosovës patën paraqitje shumë të mirë krahasuar me numrin e klubeve pjesëmarrëse dhe
krahasuar me konkurencën e cila ishte prezente në këtë kampionat, plasmani përfundimtar ishte:
- Klubi i Shahut” Drejtesia-Trokadero” me 8-pikë zuri vendin e 36-t.
- Klubi i Shahut” Dardania” me 6-pikë zuri vendin e 55-t si dhe
- Klubi i Shahut” Ferizaji” me 4-pikë zuri vendin e 72-t nga 84 klube pjesëmarrëse.
Organizimi i Kampionatit ishte në nivel të duhur dhe për këtë lavdatat shkojnë për Federatën e
Shahut të Shqipërisë e cila i tregoj Evropës dhe Botës se organizime të tilla mund të bëhen
edhe në tokat shqiptare.