Përfundojnë garat e Kupës ekipore të Kosovës në shah dhe fitues del KSH”Prizreni”.
Pjesa finale e garës u mbajt me datën 10-11.12.2022, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
me ç’rast u zhvilluan ndeshje mjaft interesant në mes të ekipeve të Super Ligës:Dardania,Drejtësia,Prizreni dhe Ferizaji.
Në gjysëm-finale u takuan kampioni i Super Ligës KSH”Dardania” dhe KSH”Prizreni”, ku doli fitues ekipi
nga Prizreni me rezultat 3:1 ,ndërsa në meqin tjetër gjysëm-final u takua nën-kampioni KSH”Drejtësia”
dhe KSH”Ferizaji” dhe fitues doli klubi nga Prishtina KSH”Drejtësia” me rezultat identik 1:3.
Meqet finale u zhvilluan të dielen me datën 11.12.2022, dhe ishte luftë e vërtet në tabelen e shahut në mes ekipeve pjesëmarëse ku në fund pas 5-orëve lojë fitues doli KSH”Prizreni” i cili e mundi KSH”Drejtësia” me rezultat 2.5-1.5, ndërsa në meqin tjetër për vendin e trete ishte luftë edhe më e ashpër ku pas lojëve të regullta rezultati ishte i barabartë 2.0-2.0 dhe fituesi u përcaktua në lojën e shahut të shpejtë ( formati blitz) ku fitues doli KSH”Dardania” me rezultat 5.0-3.0.
Radhitja përfundimtare:
- KSH”PRIZRENI”
- KSH”DREJTËSIA”
- KSH”DARDANIA”
- KSH”FERIZAJI”
Në përbërjen e ekipit fitues ishin këta shahistë:
- Besim Kryeziu
- Eldit Saiti
- Naim Sahitaj
- Valmor Bardhi
Vlenë të përmendet fakti se KSH”Prizreni” e fitoj Kupën e Kosovës pas plotë 20-viteve që tregon
një rikthim të saj në eliten e shahut Kosovarë.