Pas tri dite të plota garash në Kampionatin Evropian në formatin blitz dhe rapid, ka përfunduar
kjo garë madhështore në Katowice të Polonisë ku pjesëmarës ishin 910 shahistë dhe shahiste nga
37 shtete Evrpoiane e në mesin e tyre edhe shahistët nga Kosova dhe diaspora jonë.
Garat u zhvilluan në një nga arenat më të mëdha sportive në Poloni”Arena SPODEK”, dhe dita e parë
ishte e përcaktuar për Kampionatin Evropian në blitz, ku fitues doli David Navara(Chech) tek meshkujt
dhe Aleksandra Kosteniuk(FIDE) tek femrat ndërsa plasmani i garuesve tanë ishte:
-Nderim Saraçi(87); Murtez Hondozi(90);Endrit Uruçi(115); Muhamet Asllani(142);Korab Saraçi(239);
Osman Lushtaku(365);Përparim Bajraktari(435)dhe Imer Prokshi(536);
Në dy ditët e radhës u zhvillua gara në formatin RAPID ku fitues doli Jaime Santos Latasa(Spain)
tek meshkujt dhe Aleksandra Maltsevskaya(Poland) tek femrat, ndërsa plasmani i shahistëve tanë ishte:
-Nderim Saraçi(38);Endrit Uruçi(56);Muhamet Asllani(63);Murtez Hondozi(121);Korab Saraçi(154) dhe
Përparim Bajraktari(515);
Pjesëmarja dhe rezultati i shahistëve tanë mund të konsiderohet i suksesshëm konsideruar në numrin e
shahistëve pjesëmarës si dhe në cilësinë e tyre.