Kampionati Botëror për të rinj 2023

Saturday, 11 November 2023

Kampionati Botëror për të rinj 2023 do të mbahet në Montesilvano, Pescara të Italisë nga data: 13.11-24.11.2023. Në mesin e pjemëmarrëseve nga mbarë bota do të jenë këta shahistë të rinj dhe shahiste të reja nga Kosova:

Tek të rinjët:

  1. LIR BASHA (U14)
  2. ALAUDIN SHTAVICA (U16)
  3. AHMET JUSUFI (U18)

Tek të rejat:

  1. RONA SHARKU (U14)
  2. JONA REÇICA (U16)
  3. RINESA SARAÇI(U18)

Në mesin e 187 pjesëmarrësve të moshës deri 14-vjeçare tek të rinjët Kosovën do ta përfaqësoj LIR BASHA , ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 143-shahistëve nga mbarë bota do ta kemi shahistin tonë ALAUDIN SHTAVICA, si dhe në kategorinë më të fortë të shahistëve të rinj deri në moshën 18-vjeçare në mesin e 129-pjesëmarrësve, Kosova do të përfaqësohet me AHMET JUSUFIN.

Tek vajzat e reja në kampionatin Botëror, Kosovën do ta përfaqësoj tek 14-vjeçaret RONA SHARKU e cila do të jetë pjesëmarrëse së bashku me 130 shahistet nga mbarë bota, ndërsa në kategorinë deri në moshën 16-vjeçare në mesin e 107 shahisteve të kësaj moshe do të jetë JONA REÇICA, si dhe në kategorinë më të fortë tek 18-vjeçaret RINESA SARAÇI do te jetë në mesin e 85-shahisteve më të mira botërore.

Kjo është ngjarja më e madhe Botërore dhe Kosova pas nje kohe shumë të gjatë dërgon shahistet dhe shahistët e rinj më të mirë respektivisht Kampionët e Kosovës të kategorive përkatëse.

Për pjesëmarjen e shahistëve tanë edhe Federata Botërore e Shahut ( FIDE ) ka lëshuar një deklarat ku thotë:

” Shahistët e talentuar dhe premtues nga Kosova janë gati të lënë gjurmë në Kampionatin Botëror të të rinjve FIDE!
Delegacioni Kosovar do të shfaqë shkëlqimin e saj në skenën globale prandaj të bashkohemi në mbështetje dhe të brohorasim për suksesin e tyre!”