Takimi i rradhës në kuadër të takimeve me krerët e 7 komunave më të mëdha të Kosovës

Friday, 16 September 2022

Me datën 15.09.2022, u mbajt takimi i rradhës i Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës z.Armend Budima me Kryetarin e Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri.

Ne takim u diskutua mundësia e sigurimit të parcelës për ndërtimin e Shtëpisë së Shahut, projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do të mundësonte zhvillimin e lojës së shahut përkrahë sporteve të mirënjohura në Komunën e Pejës si Xhudo,Futbolli,Basketbolli, Hendbolli etj.

Federata e Shahut e Kosovës morri mbështetjen për këtë projekt nga kryetari z.Gazmend Muhaxheri, i cili u zotua se do të shikoj të gjitha mundësite që ky projekt të realizohet në Komunën e Pejës e njëkohësisht të përkrahet më tepër financiarisht edhe Klubi i Shahut”Peja”.

Me këtë rast komunitet i shahistëve dëshiron ta falëmnderoj kryetarin e Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri për mbështetjen e tij për projektin tonë, projekt i cili do të mundësoj zhvillimin e lojës së shahut në Komunën e Pejës në 50-vitet e ardhshme.