NDERIM SARAÇI-KAMPION APSOLUT I KOSOVЁS PЁR VITIN 2023

Sunday, 7 January 2024

Nderim Saraçi arin ti unifikoj të tre titujt e Kampionit të Kosovës për vitin 2023,
ai pergjatë Festivalit të Shahut të mbajtur në ambientet e Hotelit “AFA” në Prishtinë
ariti që ti fitoj titujt e Kampionit në shahun standard,rapid dhe blitz!.
Përveq që i fitoj titujt edhe rezultatet e tij ishin mbresëlënëse , në Kampionatin
Individual në tempon e lojës Standarde ariti ta fitoj titullin me 9-pikë nga 9-lojë
( rezultat i Fisherit!), në atë RAPID e fitoj titullin e Kampionit me 8-pikë nga 9-lojë
( vetëm dy barazime), si dhe në tempon e lojës BLITZ dul fitues me 13-pikë nga 13-lojë,
që tregon performacë fenomenale të tij përgjatë gjithë kampionatit.
Nderimit i urojm sukses edhe në rrugëtimin e tij për KRYEMJESHTЁR!

Në garën e femrave, Arlinda Aliu mbrojti titullin e kampiones së Kosovës për femra me fitoren e saj në xhirron e fundit ndaj Lorenda Saraçit. Arlinda grumbulloi 6.5/7, duke fituar gjashtë ndeshje dhe duke barazuar me Jona Reçicën. Ky është titulli i katërt kombëtar i Arlinda Aliut!