Dardania kampione për herë të dytë
Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit “Sheraton” në Lagjen Marigona në Prishtinë , kanë përfunduar garat e Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah 2025.
Dy ekipet më të dalluara të Kosovës, Drejtësia Trokadero dhe Dardania të Prishtinës i fituan të gjitha takimet dhe ato në finale u përballën ndërmjet veti në luftë për titullin e kampionit.
Takimi përfunfoi me rezultat të barabartë 3:3. Ky rezultat i konvenoi Dardanisë pasi dy ekipet tubuan nga 13 pikë, por 1,5 pikë tabelare më e mirë se kampioni që u solli titullin e dytë të kampionit të Kosovës 2025.
Këta shahistë ia sollën titullin Dardanisë:
GM Ante Saric, IM Nderim Saraçi, Mateu Boçi, CM Korab Saraçi, FM Ardian Jashari, IM Ilir Seitaj, Alban Krasniqi, CM Armend Budima, FM Gani Hamiti me kryetarin e klubit, Avni Krasniqi.
Nderim Saraçi ishte më i dalluari nga 7 parti të zhvilluara i fitoi të gjitha.
Dy ekipet e tjera, Prizreni dhe Ferizaj zhvilluan takimin e tyre për vendin e tretë. Edhe ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Kështu vendi i tretë me 8 pikë i takoi Ferizajt sa pati edhe Rahoveci në pozitën e katërt dhe Prizreni në të pestin.
Ekipi i Rahovecit tregoi rezultate të kënaqshme. Në takimin e fundit mundi Drenasin 3,5:1,5.
Dy ekipet që zhgënjyen më së shumti me rezultate të dobëta në këtë kampionat janë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina dhe Zhupa. Ato në xhironë e fundit u përballën ndërmjet veti. Fitore shënoi Zhupa 4:2, por ky rezultat nuk pati rëndësi ngase në edicionin e ri të dy këto ekipe do të bëjnë gara në rang më ulët.
Xhiroja e 7-të/e fundit/ e enjte, 29 maj 2025, 16:30.
- Drejtësia Trokadero-Dardania 3:3
- Prizreni-Ferizaj 3:3
- Rahoveci-Drenasi 3,5:1,5
- Prishtina-Zhupa 2:4
- Renditja përfundimtare:
- Dardania 13 pikë
- Drejtësia Trokadero 13
- Ferizaj 8
- Rahoveci 8
- Prizreni 8
- Drenasi 4
- Zhupa 2
- Prishtina 0
Në fund Kampionatin e shpalli të mbyllur Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke i përgëzua të gjitha ekipet për lojën fer dhe korrekte dhe angazhin e lojtarëve cilësorë në radhët e tyre gjë që e bërë këtë kampionat tejetë cilësorë.
Tri ekipe më të dalluara u nderuan me kupa, medalje dhe diploma.
Kampioni Dardania dhe nënkampioni Drejtësia Trokadero fituan të drejtën që ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën Evropiane nga 16 deri më 24 tetor 2025 në Rodos të Greqisë .