Historiku

Federata e shahut e Kosovës është themeluar dhe ekziston që nga viti 1971, ndërsa nga viti 1990 distancohet nga Federata e Shahut e Jugosllavisë dhe fillon aktivitetin e saj si e pavarur deri në vitin 1997. Me një ndërprerje 2-vjeçare pas luftës e ri-fillon aktivitetin e saj të cilin e zhvillon  edhe sot.

Si Federatë sportive regjistrohet në vitin 2001, ndërsa në arenën ndërkombëtare e zhvillon aktivitetin e saj për herë të parë në vitin 2003 nën flamurin e  ECU

( European Chess Union).

Federata me të drejta të plota pranohet në vitin 2015 dhe prej kësaj date merr pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare Evropiane dhe Botërore.

Në Federatën Ndërkombëtare të Shahut aktualisht i kemi të regjistruar 709 shahistë nga gjithsejt 1200, të cilët kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Rradhitemi në vendin e 93-të në ranglistën botërore nga gjithsejt 180 shtete.

Kemi gjithsejt 11 shahistë dhe 3 shahiste me tituj.

Kemi 24 trajner, 14 referë dhe 26 mësues shahu të licencuar.