Gjatö muajit tetor, shahu kosovar do tö jetë mjaft aktiv si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në atë vendore.
Sot në Cetinje të Malit të Zi fillon Kampionati Individual Ballkanik për grupmosha të reja, në të cilën përpos vendeve të rajoonit merr pjesë edhe Kosova me 12 shahistë dhe shahiste që është një numër rekord i pjesëmarrësve në Kosovën e pasluftës.
Më 02 tetor në Mayrhofen të Austrisë starton Kupa Evropiane e Klubeve në të cilën Kosova përfaqësohet me dy klubet më të mira në Kosovë për momentin, Dardania dhe Drejtësia. Kjo garë do të hyjë në historinë e shahut evropian si gara më masive me gjithsejt 87 klube, edhepse sivjet në konkurencën e meshkujve po mungojnë klubet nga top vendet e shahut Rusia, Armenia, Gjeorgjia dhe Bellorusia si dhe ato të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi. Maqedonisë etj.
Më 15 tetor fillon Kampionati ekipor i Kosovës për femra, në të cilën gjer më tani janë lajmëruar 10 klube për pjesëmarrje.
Më 21 tetor starton turneu ndërkombëtar i shahut Skopje Open 2022. Në këtë turne të tipit të hapur, do të jenë pjesëmarrës edhe shahistët e Kosovës.
Më 26 tetor për herë të parë Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin ekipor evropian për veteranë (mbi moshën 65 vjeçare) në Dresden të Gjermanisë. Urojmë që veteranët tonë të udhëhequr nga IM Bedri Sadiku do të debutojnë me sukses dhe do t na gëzojnë me rezulatete të mira.
Më 28 tetor NLB Banka e organizon turnen memorial MUSTAFË IBRAHIMI, turne njëditor në shahun blitz.
Pra muaj mjaft i ngjeshur me aktivitete shahu. I urojmë suksese dhe lojë të mira të gjithë pjesëmarrësve në këto aktivitete.