Sot u mbajt takimi i rradhës i Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës z.Armend Budima me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.
Takimi ishte shumë konstruktiv dhe përmbajtësor ku u diskutua bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim të avansimit të lojës së shahut si një mjet i fuqishëm arsimor dhe edukativ tek të rinjtë e Komunës së Gjilanit.
Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe sigurimi i parcelës për ndërtimin e Shtepisë së Shahut, projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do t’ju mundësonte të rinjëve , shahistëve, klubeve dhe të moshuarve zhvillimin e aktiviteteve sportive ( lojës së shahut), e njëkohësisht do të ishte adresa e përhershme për zhvillimin e lojës së shahut në të ardhmen .
Federata e Shahut e Kosovës e morri mbështetjen për këtë projekt dhe kryetari z.Alban Hyseni u zotua se kërkesën tonë do ta përkrahin dhe njëkohësisht do ta percaktojnë hapësirën ku mund të realizohet ky projekt.
Federata e Shahut e falëmnderon Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni për mbështetjen e dhënë e njëkohësisht zotohet se duke punuar së bashku mund ta realizojmë këtë projekt kaq të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit e në veçanti për komunitetin e saj.