Përfundoi Kampionati ekipor i Kosovës 2023
Pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e shkëlqyera të Capital Gate në Prishtinë,
kanë përfunduar garat ekipore të Super Ligës së Kosovës në shah. Në këtë kampionat pjesëmarrëse
ishin 8 ekipet më të dalluara të Kosovës.
Ky ishte njëri ndër kampionatet më të forta të mbajtura ndonjë here sa i përket cilësisë së shahistëve.
Klubet ishin të përforcuara me shumë shahistë që janë emra të njohur të shahut evropian.
Në këtë kampionat pjesëmarrës ishin 6 Kryemjeshtër (GM),6 Mjeshtër Ndërkombëtar (IM) dhe 9 Mjeshtër FIDE(FM).
Ne fund pas nje lufte të pa-kompromise fitues doli KSH”Drejtësia-Trokadero”.
Ata shënuan 6 fitore, një barazim me Dardaninë 3:3 dhe pa asnjë disfatë u nderuan me titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2023.
Ky është titulli i dhjetë jubilar i tyre.
Drejtësia-Trokadero luajti me këtë përbërje bazë:
GM Kiril Georgiev
IM Nderim Saraçi
FM Murtez Ondozi
Muhamet Asllani
Afrim Fejzullahu
Astrit Zymberi
Renditja përfunfimtare, pas xhirosë së 7-të:
1.Drejtësia Trokadero 13-pikë
2.Ferizaj 12-pikë
3.Dardania 10-pikë
4.Prizreni 7-pikë
5.Hyzri Talla 5-pikë
6.Prishtina 5-pikë
7.Sharri 3-pikë
8.Therranda 1-pikë